Fundamenti

Fatos Klosi: Ja mënyrat e rekrutimit të luftëtarëve për në Siri

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka reaguar pas lajmeve për depërtimin e anëtarëve të AL QAEDA në Shqipëri, për të rekrutuar shqiptarë, për të marrë pjesë në luftën e Sirisë. Klosi ka deklaruar se duhet të mbahen nën vëzhgim celulat me natyrë terroriste në Shqipëri, në të njëjtën kohë dhe veprimtaria e tyre. “Kjo normalisht që nuk është diçka pozitive dhe nuk duhet ta pranojmë. Organizatat që kontribuojnë në këtë drejtim, pra për të rekrutuar shqiptarë në mënyrë që të marrin pjesë në luftën e Sirisë, duhen monitoruar dhe duhen ndaluar.

Është mjaft e vështirë për t’i ndaluar, pasi ka plot shqiptarë që duan të shkojnë në luftë”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, ka paraqitur mënyrat e rekrutimit të luftëtarëve për në Siri. Sipas tij, mënyrat e rekrutimit të shqiptarëve janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga rrjetet sociale, takimet e fshehta, organizatat e ndryshme, etj. “Në ditët e sotme ka shumë mënyra për t’i rekrutuar. Kështu, ata mund t’i rekrutojnë nëpërmjet Facebook-ut, takimeve të organizuara në mënyrë të fshehtë, organizatave të ndryshme etj”, pohoi Klosi. Ndër të tjera, Klosi vuri theksin te nevoja e menjëhershme për një reformim të SHISH.

“Kur forcat e reja drejtuese duan të bëjnë reforma të gjithanshme për evropianizimin dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve dhe SHISH, si pjesë e këtyre institucioneve duhet të bëjë përpjekjet e tij. Se për ç’ndryshime ka nevojë kjo, përcaktohet nga detyrat që i përcakton ligji dhe nga prioritetet që përcaktojnë “punëdhënësit e tij”, pra kryeministri dhe qeveria. Nëse situatat e reja të sigurisë dhe detyrat përkatëse do të kërkojnë, sipas meje e kërkojnë, dhe SHISH duhet të bëjë reformat e tij, më parë në koncepte e pastaj dhe në strukturat”, tha Klosi.

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë

Anëtarë të Komisionit të Sigurisë, kanë shprehur bindjen se komisioni do të marrë masat e duhura për të zgjidhur çështjen e rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë. Deputeti socialist, Arben Çuko, deklaroi se rekrutimi i shqiptarëve në luftën e Sirisë është detyrë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe organeve të tjera. “Kjo çështje është detyrë e SHISH dhe organeve të tjera. Komisioni i Sigurisë do të marrë masat e duhura për këtë gjë. Por takimet nuk janë mënyra e vetme për ta, pasi përdorin shumë mënyra të tjera për t’i rekrutuar”, theksoi Çuko. Ndërsa deputeti Paulin Sterkaj, pohoi se Komisioni i Sigurisë është duke i ndjekur zhvillimet për këtë çështje. “Komisioni i Sigurisë po i ndjek këto zhvillime. Nuk janë gjëra pozitive, por nga ana tjetër ka shumë shqiptarë që duan të shkojnë në luftë”, tha Strekaj.

Reagon Komuniteti Mysliman

RCCOLA

Komunitetin Mysliman në Tiranë ka reaguar pas lajmeve për rekrutimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Nënkryetari i këtij komuniteti, Gazmend Aga, ka deklaruar se besimtarët shqiptare që kanë shkuar në Siri për “Xhihad”, ose e njohur si “Lufta e shenjtë”, janë mashtruar, pasi një nismë e tille bie ndesh me parimet bazë të fesë myslimane. Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman në vend ka shuar edhe më tej, kur thotë se janë porositur klerikët nëpër xhami që t’u tërheqin vëmendjen besimtarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj çdo nxitje të tillë. Në Siri, ku jeton dhe një komunitet shqiptar, krahas luftës me mbështetësit e presidentit Bashar al-Assad ka dhe një përplasje mes tre grupeve në radhët e rebelëve.

Rekrutimet nga Turqia, vihet në lëvizje SHISH

Pjesëtarët e Fondacionit Humanitar “IHH”, të cilët u ndaluan në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste Al QAEDA, kanë rekrutuar shqiptarë në Tiranë për të luftuar në Siri. “Grupi i fundit që ishte rekrutuar përbëhej nga 90 shqiptarë të cilët kishin fluturuar nga Tirana në Stamboll me një avion turk nr 1078 në qershor të 2013. Pavarësisht përpjekjeve të IHH për të rekrutuar ushtarë për Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë, rreth 450 shqiptarë myslimanë dezertuan pas disa javësh luftime dhe bashkimit me al Nusra Front, një grup i AL QAEDA që drejtonte luftën e kryengritjes”, kanë cituar mediat turke. Forca të Antiterrorit të Policë së Shtetit dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, pasi kanë marrë këtë informacion, janë hedhur menjëherë në aksion duke kontrolluar të gjithë personelin e fondacioneve dhe shkollave islamike në vend, si dhe duke mbajtur në survejim të vazhdueshëm disa prej xhamive në qytetet e mësipërme.

Organizimi i militantëve

Po si janë organizuar militantë dhe raporti i tyre me Al QAEDA. Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, ISIS, u themeluar në vitet e para të luftës në Irak. Ata u angazhuan për besnikëri ndaj Al QAEDA në vitin 2004, duke u njohur edhe si Al QAEDA në Irak. Grupi, i përbërë nga një numër grupesh rebele, fillimisht tentuan që të ngrenë një kalifat suni në Irak, por që prej atëherë i kanë shtrirë synimet e tyre, duke përfshirë edhe Sirinë. Faqja në Facebook, Krenaria Islame, përfshin video të xhihadistëve, të përkthyera në shqip, vlerësim për muxhahedinët me prejardhje shqiptare, që kanë vdekur duke luftuar në Siri dhe video ku sulmohet demokracia si e papërputhshme me Islamin. E njëjta faqe fton myslimanët shqiptarë të bashkohen me organizatën, duke lëshuar lëvdata për ish- liderin e Al Kaedës dhe terroristin Osama Bin Laden.(Sotnews)