Mobi Casa

Faton Vukshinaj, kampion në WBC Champion 2013

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ai i ka vënë vetes synimin për të mbledhur tituj të ndryshëm në Thai/Kickbox dhe ne boks.

Të shtunen e kaluar, më 5 tetor, Faton Vukshinaj u ngjit në ring kundër Francisco Matos, një kundërshtar tepër i fortë i cili ka qenë i pamposhtur në kategorinë e tij dy viteve të fundit. Para nje muaji Matos i kishte bërë një ftesë Fatonit që të ngritej në ring kundër tij dhe të bënin një mega mbrëmje. Fatoni pranoi ftesën dhe filloi me përgatitjet për këtë super GALA (të mbajtur në SWISS LAS VEGAS në Basel). Përgatitjet e tij u kurorëzuan me fitore, Fatoni fitoi titullin WBC – World Boxing Champion Muay Thai 2013, në meqin prej 3 raundash nga 3 minuta. Raundi i parë u nda i barabartë ndërsa raundi i dytë dhe i treti, ishin pa dyshim fitore për Fatonin.

Fundamenti

Faton Vukshinaj është i lindur dhe i rritur ne Basel të Zvicrës ku dhe ka përfunduar shkollën. Ai është tani vetëm 22 vjeç dhe është treguar shumë i suksesshëm në boks dhe në Thai/Kickbox, ku ka marrë tituj të ndryshëm deri më tani. Me ndihmën e vëllait, Mërgim Vukshinaj ai i ka vënë vetes synimin për të mbledhur tituj të ndryshëm në Thai/Kickbox dhe ne boks.

Titujt të cilët Fatoni i ka fituar deri më tani janë: WKA SWISS Champion 2010 – WUFC kampion i turneut 2010 – ISKA Kickbox kampion botëror 2012 – ISKA K1 nënkampion botëror 2012 – 2013 Mars, Volksmarsen Champion – 2013 tetor WBC Muay Thai Champion. Fatoni në kickbox bokson në kategorinë A, kurse si boksier është ende në kategorinë e amatorëve ku është po ashtu i suksesshëm. Ai shpreson të boksojë si profesionist për tituj të versioneve të ndryshme si ajo WBC e fundit që e fitoi Floyd Mayweather. Ëndrra e Fatonit është të boksojë në Las Vegas për tituj botërorë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.