Hidromorava

Faton Maloku pas 9 muajve i rikthehet fushës së futbollit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njëri ndër portierët më të mirë në futbollin e Kosovës, Faton Maloku gjatë do ta kujton ndeshjen kundër Trepcës’89, e zhvilluar para 9 muajve, pasi në këtë takim kishte këputur ligamentin ACL, lëndim i cili e largoj nga fusha e futbollit për një kohë të gjatë por edhe ia rrezikoi komplet karrierën e tij.

Maloku iu është bashkangjitur “bardhekaltërve” të Dritës në vitin 2019.

Ai është shtyllë kryesore në skuadër, duke mbrojtur më tepër se 100 ndeshje në fanellën e Dritës, ku poashtu kishte marrë edhe ftesë për të mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

Mobi Casa

Pas lëndimit në Prill të vitit të kaluar, Maloku ishte operuar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ju deshtë një kohë e gjatë të rehabilitohet, dhe në mënyrë triumfale të gjitha këto probleme i tejkaloi me shumë sukses duke ju rikthyer klubit dhe shokëve të tij.

“Gardiani” i Dritës, Maloku, tani këtë lëndim e ka të harruar dhe është i gatshëm t’ju rikthehet shtyllave të Dritës.

“Ka qenë një lëndim shumë serioz që më ka larguar një kohë të gjatë nga shokët e nga klubi, por tani ky lëndim i përket të kaluarës dhe tani jam i përgatitur si asnjëherë më pare. Pres ta fitoj besimin e trajnerit Zekirja Ramadanit dhe të jap kontributin tim drejt sukseseve të klubit pasi na presin sfida të mëdha si për titull të kampionit poashtu edhe për Kupë të Kosovës. Dua t`i falënderoj të gjithë ata që patën besim dhe më dhanë përkrahje në këto momente të vështira, poashtu një falënderim i veçantë shkon për krerët e klubit të cilët në asnjë moment nuk më lanë vetëm”.
Me rikthimin triumfal të Faton Malokut, FC Drita do të jetë edhe më e fortë për skuadrat rivale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.