Fundamenti

Faton Durmishit nuk i mjaftojnë votat të bëhet deputet i Kantonit

/ 2 minuta lexim
HW

Faton Durmishit, kandidatit të vetëm dhe të parë shqiptar që deri tash ka kandiduar për SVP/UDC, nuk i mjaftuan 6563 votat e mbledhura nga elektorati në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Ticinos.

Kanë mbetur edhe tri komuna për t’i numëruar votat, por shqiptaro-zvicerani Faton Durmishi nuk do të mund të jetë pjesë e Parlamentit të Tesinës.

“Megjithatë, rezultati është shumë i kënaqshëm, duke marrë parasysh që sivjet dalja në votime ka qenë më e lartë, sepse për herë të parë votohet edhe me postë, pastaj konkurrenca brenda partisë ka qenë shumë më e fortë për shkak të koalicionit me partitë e ndryshme që kanë konkurruar bashkë në zgjedhjet e sivjetme”, thotë për albinfo.ch Remi Durmishi, nga shtabi zgjedhor i Fatonit.

Gjithashtu ky koalicion përbën diku vetëm rreth 6 % të votave, ndërsa Fatoni ka marrë gjithsej deri tani 6563 vota.
Por, udhëheqësit e tri partive që përbëjnë koalicionin kanë marrë deri 13000 vota. Ndërsa me këtë përqindje koalicioni do të marrë gjithsej 5 ose 6 deputetë.

HW

Vlen të theksohet që është hera e parë që një shqiptar kandidon për Parlament në Tesinës.

Dhe është për t’u vlerësuar që përkrahja, sidomos e bashkatdhetarëve, ka qenë shumë e fuqishme!

“Gjithashtu Fatoni ka marrë vota nga të gjitha anët e Ticinos”, thonë në Shtabin zgjedhor të Faton Durmishit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.