RCCOLA

Faton Bislimi, fillon fushatën zgjedhore

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në ditën e parë të kohës zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit, Faton Bislimi, kandidat për kryetar nga radhët e “Koalicionit për Gjilanin”, iniciativë kjo e përkrahur nga AKR, Lëvizja Qytetare për Gjilanin, Nisma e Ballit Gjilan, si dhe Forumi i Profesionistëve të Rinj, ka filluar edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Bislimi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përkrahës bëri vizitë në fabrikën Interplast në Gjilan, ku bashkëbisedoi me bashkëpronarët e kësaj fabrike dhe u njohë për së afërmi me vështirësitë dhe sukseset e bizneseve prodhuese në Kosovë. “Prodhimi, e veçanërisht eksportimi i prodhimeve kosovare jashtë Kosovës është mënyra më e mirë dhe më e sigurt e zhvillimit jo vetëm të Gjilanit por gjithë Kosovës.”

Duke shprehur bindjen e tij për fillim të ri në Gjilan, Bislimi shtoi se qeverisja e re në Gjilan që do të vije si rezultat i vullnetit të shumicës së Gjilanasve për një shkollë ndryshe të qeverisjes, do të krijojë klimë serioze dhe të favorshme për bizneset lokale, e veçanërisht për ato që prodhojnë dhe krijojnë vende të reja pune. “Vendet e reja të punës janë dhurata më e mirë për gjilanasit. Si kryetar, unë do të fokusohem fuqishëm në aspektin e zhvillimit lokal në të gjithë komunën, duke sjellur këtu investime të huaja direkte, që i kanë munguar shumë Gjilanit deri me tani.”

Mobi Casa

Në mbrëmje, Bislimi shtroi edhe një darkë pune me kandidatët për asamble komunale të listës së përbashkët të AKR-së dhe Lëvizjes Qytetare për Gjilanin.

Bislimi bashkëbisedoi me të pranishmit për fushatën dhe përkrahjen e ndërsjellë. “Ne ofrojmë një shkollë ndryshe të qeverisjes, sepse ne nuk besojmë në një qeverisje që vendosë pushtetarin mbi qytetarin, shoqin mbi shoqërinë, dhe partinë mbi parimin. Unë u jam përjetësisht mirënjohës ndaj juve dhe subjekteve që ju i përfaqësoni që keni dhënë mbështetje dhe kurajo për të arritur qëllimin tonë, për të sjellur ndryshim thelbësor në Gjilan. Si kandidat i përbashkët i Koalicionit për Gjilanin, unë ju premtoj se fundi i kësaj fushate shënon fillimin e ri për Gjilanin, fillimin e mbarë, dhe kthimin e krenarisë për Gjilanin dhe të gjithë gjilanasit,” përfundoi Bislimi./rajonipress/