Fundamenti

Faton Bislimi falënderon qytetarët për besimin e dhënë, që ai të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne presim që të përfaqësohemi denjësisht në Kuvendin e Kosovës. E falënderoj edhe njëherë shtabin zgjedhor të LDK-së në nivel qendror në krye me z. Haziri për përkushtimin dhe angazhimin ashtu që bashke me znj. Vjosa Osmani të nxjerrim LDK-në me një rezultat historik që nga viti 2004. Falënderim i veçantë shkon edhe për shtabin tonë zgjedhor në Gjilan në krye me z. Arben Mehmeti, të gjithë strukturat e partisë, dhe aktivistët tanë për punën vetëmohuese ka shkruar Faton Bislimi.

Postimi i plotë i Faton Bislimit

Të dashur miq,
Të nderuar qytetarë,
Tanimë që ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga KQZ, dhe del se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para (edhepse ende janë duke u numëruar votat me kusht dhe ato me postë), unë i shpreh falënderimin tim me të përzemërt të gjithë përkrahëseve dhe votueseve të Gjilanit e Kosovës për besimin e tyre.

Fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve është populli i Kosovës i cili dëshmoi pjekuri të pashoq politike dhe sjellje korrekte zgjedhore.

Në aspektin partiak, fitorja është e LVV dhe LDK-së sepse diferenca në mes tyre është thuajse e pakonsiderueshme nga mbi 400,000 vota që të dyja kanë bashkërisht.
Edhe në Gjilan, përderisa kemi pritë rezultat më të mirë, jemi të lumtur që kemi shënuar ngritje të votave të partisë për rreth 10% nga parlamentaret 2017.

Mobi Casa

Ne presim që të përfaqësohemi denjësisht në Kuvendin e Kosovës.
E falënderoj edhe njëherë shtabin zgjedhor të LDK-së në nivel qendror në krye me z. Haziri për përkushtimin dhe angazhimin ashtu që bashke me znj. Vjosa Osmani të nxjerrim LDK-në me një rezultat historik që nga viti 2004.

Falënderim i veçantë shkon edhe për shtabin tonë zgjedhor në Gjilan në krye me z. Arben Mehmeti, të gjithë strukturat e partisë, dhe aktivistët tanë për punën vetëmohuese.

Bashkërisht ne ia dalim, dhe besoj fuqishëm që në sfidën e radhës do të ngadhënjejmë! Të gjithë ata që paarsyeshëm po drejtojnë shtizat kah Gjilani, i rikujtoj se neve nuk dorëzohemi, jemi ballëhapur, dhe e mirëpresim sfidën e radhës, zgjedhjet e ardhshme lokale, ashtu qe t’i tregojmë secilit vendin e vet në Gjilanin tonë!

Përderisa po presim publikimin e rezultateve për kandidatë, unë do të vazhdoj me vullnetin dhe përkushtimin më të madh e më të sinqertë të jem në shërbim të popullit tonë, shtetit tonë, në vijat e palëkundura të idealeve rugoviste!
Bashkë, drejtë fitoreve të reja!
Ju faleminderit!