Fatmire Bajramaj synon Kampionatin Evropian

Reprezentuesja e Gjermanisë në futboll për femra, Fatmire Bajramaj është shumë afër rikthimit në fushën e gjelbër, pas afër gjashtë muajve nga lëndimi i saj.
Futbollistja nga Kosova tani synon edhe pjesëmarrjen në kampionatin evropian të futbollit që mbahet prej 10 deri me 28 korrik në Suedi.
“Aktualisht ndihem shumë mirë dhe këtë javë filloj stërvitjet me ekipin” ka deklaruar Lira, që luan si mesfushore ofensive te FFC Frankfurt. ”Shpresoj se gjuri do të më mbaje. Synimi im është pjesëmarrja në Euro, dhe nëse çdo gjë shkon si duhet, kjo me siguri se do të realizohet” ka përfunduar Fatmire Bajramaj.
Këto deklarata Lira i ka dhënë me rastin e ndarjes së “shpërblimit për integrim” nga Federata e futbollit gjerman (DFB) për të cilën ajo punon si ambasadore.