Fatmir Selimi sjell librin e aktiviteteve mbi Qendrën e Pavarur Kulturore për Anamoravë
Gjilan – Fatmir Selimi është emër i njohur në jetën kulturore, arsimore, shoqërore të Anamoravës. Ai është themelues i shumë organizatave që janë marrë me jetën kulturore në Anamoravë derisa tani së fundit ka botuar librin “Aktivitetet e Qendrës së pavarur kulturore për Anamoravë 2000 – 2010”.
Fatmir Selimi si përjetues i shumë zhvillimeve kulturore në Anamoravë ka arritur të përmbledhë tërë aktivitetin jo vetëm të shoqatës ku punoj e veprojë, por edhe të shumë sekuencave e agjendave mbi 15 vjeçare që janë zhvilluar në Anamoravë.
Fatmir Selimi për të ruajtur tërë këtë zhvillim kulturor dhe të pasur në thelb, ka arritur që ta botojë librin e titulluar :“Aktivitetet e Qendrës së pavarur kulturore për Anamoravë 2000 – 2010”.
Libri përmban elemente, data, veprimtari e aktivitete nga më të ndryshmet të cilat në mënyrë dinjitoze e kanë përfaqësuar edhe jetën kulturore në Anamoravë. Selimi ka arritur që përmes qindra fotografive ta paraqes edhe punën e mirë që kanë bërë njohës të mëdhenj të Anamoravës.
Selimi gjithashtu ka paraqitur edhe punime letrare, shkencore e fetare që lidhen me traditat dhe trashëgimin kulturore të Anamoravës.
Megjithatë Selimi një pjesë të madhe ia kushton kryekëput themelimit të Qendrës së Pavarur Kulturore për Anamoravë, ku jo vetëm ai, por edhe figura tjera kanë dhënë kontribut të pamohueshëm që Anamorava të jetë e gjallë në fushën e kulturës./rajonipress/


