Eko Higjiena

Fatmir Selimi del me librin e katërtë kushtuar shqiptarëve të Turqisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fatmir Selimi me profesion mjek ka nxjerrë në dritë veprën e katërtë të titulluar: “Me shqiptarët e Turqisë”, ku në detaje përshkruan vizitat që ka përjetuar në vendet ku jetojnë shqiptarët, ruajnë traditat dhe mendojnë gjithmonë për Kosovën.

Fatmir Selimi po prezantohet me veprën e tij të katërtë kushtuar shqiptarëve të Turqisë. I pasionuar pas historisë së familjeve shqiptare që ndodhen të shkapërderdhura në Turqi, Selimi ka ofruar shumë dëshmi, fakte, materiale e dokumente që argumentojnë vende të shumta të banuara me shqiptarë.

Libri i titulluar: “Me shqiptarët e Turqisë” ilustrohet me foto të shumta, takime të përzemërta, vizita në familje e institucione, ku udhëheqin edhe shqiptarët.

FIDANISHTJA

Fatmir Selimi thotë se edhe ky libër i kushtohet diasporës më të organizuar shqiptare duke filluar nga Bursa, ku ka një koncentrim të madh të shqiptarëve.

Selimi është i bindur se do të vazhdoj edhe më tutje të punojë dhe të njoh më mirë shqiptarët e Turqisë, derisa kërkon nga institucionet kosovare që t`i kushtojnë më shumë kujdes e vëmendje integrimit të shqiptarëve në Turqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.