Fundamenti

Fatmir Sejdiu: Vendit po i kanoset rreziku

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për protestën e sotme dhe dhunën gjatë saj ka reaguar edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në një postim të tij në Facebook, Sejdiu ka thënë se protesta e së martës dhe të shtunës kanë sjellë një situatë dramatike dhe brengosëse për Kosovën.

“Motivi thelbësor i reagimit ndaj deklaratave të pamatura të një anëtari të Qeverisë dhe kundërshtimi i mënyrës se si është vepruar me Projektligjin për Trepçën, është e kuptueshme të nxisë reagime dhe kundërshtim. E gjithë kjo ka mundur dhe besoj se ende nuk është vonë të zgjidhet në mënyrë legale dhe racionale. Në një situatë të tillë çdo qeveri e përgjegjshme do të ndërmerrte veprime të duhura e të arsyeshme, karshi këtyre zhvillimeve kaq shqetësuese”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka kundërshtuar veprimet e dhunshme ndaj objekteve të institucioneve të Republikës, dhe po kështu edhe ato të përdorura në përplasjet e protestuesve e të policisë.

FIDANISHTJA

Sejdiu ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që po i kanoset vendit. Sipas tij kriza mund te eskalojë deri në përmasën e dëmtimit të rëndë të shtetit tonë.

“Në këtë kohë kaq të brishtë e të ndjeshme për vendin është e domosdoshme qasja racionale e institucioneve të vendit për ruajtjen e stabilitetit të tij, për ruajtjen e sovranitetit shtetëror dhe zhvillimin e demokracisë së mirëfilltë. Kosovës i duhet paqja dhe mirëkuptimi. Kjo mund të bëhet vetëm me përgjegjësi dhe urti njerëzore dhe institucionale”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.