United Hospital

Fatmir Sejdiu: Rugova foli për tokën e Kosovës deri te maja e Çakorrit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Fatmir Sejdiu, e ka kujtuar ish-Presidentin Rugova dhe ka thënë se ai kishte folur për tokën e Kosovës deri ta majat e Çakorrit. Në këtë mënyrë, ish-Presidenti Sejdiu ka rikthyer temën e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ku Qeveria s’po pajtohet se kufiri me Malin e Zi është në maje të Çakorrit.

“…Foli për tokën e Kosovës dhe folenë e shqipeve maje Çakorri”, ka shkruar Sejdiu, duke treguar se për çka kishte folur Ibrahim Rugova dhe kush e kishte besuar, shkruan Gazeta Express.

“Foli çdo të premte edhe atëherë kur thonin se janë iluzione. Njerzit e Kosovës i besuan. Foli në Washington. Miqtë nga Amerika i besuan. Foli në Bruksel, pokështu i besuan”, ka shtuar ai.

Fatmir Sejdiu kishte qenë Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mik i ngushtë i Ibrahim Rugovës. Pas vdekjes së tij, Sejdiu u votua për President dhe mori edhe udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aktualisht, Partinë e Rugovës e udhëheq Kryeministri Isa Mustafa, dikur Këshilltar për Ekonomi i Fatmir Sejdiut.

Postimi i plotë i Fatmir Sejdiut:

Një jetë e shkrirë për liri

ARKATANA

E solli koha dhe bëri kohën e vet. Nje jetë luftë për Kosovën – për lirinë e saj.

Ishte shembull unikal me veprën dhe jetën e tij.

Na la me dhembje dhe kujtime që nuk shuhen. Karrshi kohëve të rënda dhe luftës së përditshme për lirinë “gjuante gurin larg përtej bjeshkëve dhe oqeaneve” për Kosovën e nesërme.

Foli për Dardaninë antike dhe Skupin kryeqendër të saj. Foli për Ilirinë e shenjtë dhe dritëdhënësit e saj. Foli dhe shkruajti për Bogdanin dhe jo vetëm për letrat e tij. Foli për Besëlidhjen e Lezhës dhe nevojën e bashkimit të burrave të dheut. Foli për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe idenë e saj kombëtare dhe thellësinë e projektit të saj. Foli për ditët e vështira të Kosovës dhe luftërat ballkanike. Foli për WudroW Willsonin dhe fijet e miqësisë me Shtetet e Bashkuara. Foli për përgjakjet dhe shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve. Foli për tokën e Kosovës dhe folenë e shqipeve maje Çakorri. Foli për rrugën e kombit dhe damarët e jetës shqiptare. Foli për lirinë, foli për paqën. Ftonte çdo të premte për intervenimin ndërkombëtar në Kosovë dhe protektimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimor.

Foli çdo të premte edhe atëherë kur thonin se janë iluzione. Njerzit e Kosovës i besuan. Foli në Washington. Miqtë nga Amerika i besuan. Foli në Bruksel, pokështu i besuan.

Foli dhe shkruajti gjithë jetën e tij. Nuk u tremb. Nuk u ndal. Një jetë e shkrirë për liri

Të besova nga dita e pare miku im!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.