ARKATANA

Fatmir Sejdiu përgatitet për Kryetar të LDK’së, kërkon votim një anëtar një votë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-Kryetari i LDK’së Fatmir Sejdiu ka kërkuar që votimi në zgjedhjet brenda kësaj partie të zhvillohen në sistemin ‘një anëtar – një votë’. Sejdiu ka kërkuar proces transparent, korrekt dhe që të sigurohet vullneti i lirë i anëtarësisë së LDK’së.

Shkrimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

Të dashur miq,

Pas kapërcimit prej disa muajsh të afatit të rregulllt të shpalljes së zgjedhjeve në LDK, dje më në fund Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me legjitimitet të cenuar mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve brenda partiake.

ARKATANA

Kësaj radhe nuk do të hyj në analizë të veprimeve jashtë-statutare të deritanishme të lidershipit të LDK-së, veprime këto që janë të njohura për anëtarësinë dhe opinionin e gjerë, por dua të them se ky është një moment i veçantë kur Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të bëjë punë për së mbari për t’u kthyer në identitetin e vet.

E kam veçuar tash e sa vite se vetëm vota e dalë nga vullneti real i anëtarësisë së LDK-së, mbështetur në parimin “një anëtar- një votë”, si sistem që e kanë aplikuar partitë me demokraci të brendshme të zhvilluar, mund të bëjë ndryshimet e nevojshme që LDK-ja në përputhje me vullnetin e anëtarësisë të transformohet e modernizohet, duke u mbështetur në traditën e saj burimore, në filozofinë e saj reale dhe në trashëgiminë e vizionit të njeriut të madh, Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova. Por, lidershipi i tashëm i LDK-së nuk ka treguar vullnet që të implementojë këtë sistem zgjedhor të brendshëm që aplikohet prej dekadash si një proces më demokratik në partitë anëtare të EPP.

Në rrethanat kur procesi zgjedhor brenda LDK-së tashmë është shpallur, unë dua të ritheksoj se ky proces duhet të jetë plotësisht transparent dhe të zhvillohet me korrektësi. Duhet të bëhen përpjekje të vendosura që të sigurohet përfaqësimi i lirë i vullnetit të anëtarësisë së plotë të LDK-së dhe të sigurohet pjesëmarrje e përfshirje e gjerë e brezave, në veçanti e brezit të ri, brezit të djemve dhe vajzave që e duan LDK-në si forcë prijëse politike në zhvillimin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Uroj që ky proces të jetë gjithpërfshirës, i lirë e demokratik dhe të rezultojë me zgjedhje të mira që do ta forcojnë dhe kthejnë për së mbari Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.