Fatmir Sejdiu: Jam gati për rikthim

Në nëntor të vitit 2010 humbi garën për kryetar të LDK-së. Katër vjet pas, Fatmir Sejdiu paralajmëron se do t’i kthehet aktivisht politikës në vend.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Sejdiu thotë se është i gatshëm të “kontribuojë në çdo hapësirë që atij mund t’i krijohet”.
Ai ka folur edhe për situatën aktuale politike në vend, derisa ka thënë se përgjegjësia për formën e qeverisjes në radhë të parë i takon pushtetit aktual.
Sipas tij, mos konstituimi i institucioneve, që pesë muaj, do t’i sjell pasoja të mëdha vendit.
Ai ka ftuar liderët të veprojnë në bazë të normave juridike dhe kushtetuese të vendit, kur bëhet fjalë për krijimin e institucioneve dhe të “hiqet dorë nga ambiciet personale”. /Radio Dukagjini/