FIDANISHTJA

Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën: Thoshte fitoj me duar në xhepa, fitoi me ndërskamca

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se e ka paralajmëruar rënien e LDK’së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet e strukturave tërë këtë kohë.

Sejdiu ka qenë ish-kryetar i LDK’së derisa ishte detyruar të lëshojë këtë pozitë pasi shkeli Kushtetutën kur e mbajti këtë post si dhe atë të presidentit të Kosovës. Pas tij në udhëheqje të LDK’së, e deri më sot, ishte Isa Mustafa.

FIDANISHTJA

Sejdiu ka goditur pasardhësin e tij duke e konsideruar si shkaktar që LDK ka marrë rreth 13% në zgjedhje në nivel vendi, që është rezultati më i keq në histori të këtij subjekti. Mustafa dha dorëheqje pas zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.

“Unë e them edhe një periudhe ende pa e pasur prezencën si subjekt politik VV. Por vetë trendet e stagnimit e LDK’së i kam paralajmëruar në zgjedhjet e pas 2010. Interesant është gara për kreun e Prishtinës. Dihet se si ishte zgjedhur kryetari me ndërskamca dhe në mënyrë aspak jodemokratike. Ai kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Është paralajmëruar kjo. Në kohën e hartimit të statutit, sepse unë kam marrë pjesë në të gjitha hartimet e statuteve që nga fillimi. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve se si kanë lejuar të vijë deri këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, tha ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.