Eko Higjiena

Fatmir Rexhepi: Zgjedhjet e reja legale, por e çojnë vendin drejt një krize të re

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, thotë se nëse partitë shqiptare nuk arrijnë kompromis për zgjedhjen e presidentit vendi rrëshqet drejt zgjedhjeve të reja. “Nëse nuk vije deri te kompromisi, nuk ka rrugë tjetër, duhet të shkojmë në zgjedhje, që janë natyrshëm legale, i ofrohemi qytetarëve, por po prodhojmë një krizë të dyfishte, të trefishtë”, ka thënë Rexhepi në një intervistë për Reporterin.

Ai ka thënë se nëse pas zgjedhjeve të reja rezultati është i ngjashëm si në zgjedhjet e 6 tetorit, sërish veç një subjekt nuk mund ta zgjedh presidentin, dhe vije nevoja për të bërë një marrëveshje për presidentin.“Një punë që mundemi me bërë sot, pse me lënë për nesër, me thellu krizën”, ka deklaruar Rexhepi.

Hidromorava

Ai thotë se për hirë të interesit nacional, AAK-ja duhet të lëshojë pe, siç ka bërë sipas tij kjo parti në shumë raste.“Unë e di, kur janë çështje me interes nacional, ata ofrohen dhe i dhënë zgjidhje vendit, Aleanca e tejkalon, duhet me tejkaluar, duhet bërë kompromise, dhe duhet të merret edhe pëlqimi i subjekteve tjera politike”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai thotë se Vetëvendoje e ka gabim kur thotë se presidentin do ta zgjedhin pas zgjedhjeve të reja, për faktin se edhe atëherë duhet unitet mes partive.“VV e ka gabim kur thotë se pas zgjedhjeve e zgjedhim presidentin, sepse edhe atëherë duhet të ulen me u marr vesh me këto parti shqiptare, dhe nëse këto thonë se nuk e përkrahim, prapë duhet të shkohet në zgjedhje. Deri në fund të janarit të kemi një konsensus dhe aty të ishte e përfshirë edhe VV, do të ishte president më i fuqishëm. Kushdo që vjen si emër konsensusi besoj se deputetët do ta votojnë”, ka thënë Rexhepi.