Fundamenti

Fatmir Rexhepi: Presidenti të zgjedhet tash, në zgjedhje shkojmë në shkurt, mars apo prill

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi thotë se është i gatshëm të votojë çdo kandidat konsensual për President që vjen në Kuvend.

“Kosovës i duhet një president konsensual duke përfshirë LVV, LDK, PDK, AAK. Cili do kandidatë që del si konsensual nga subjektet do ta votoj”, deklaroi ai në një deklaratë për emisionin “Debat Plus”.

Rexhepi thotë se e ka obligim qëndrimin në Kuvend në momentin kur të vjen dita për të zgjedhur presidentin.

ARKATANA

“Kur të vjen në rend ditë ne seancë, unë nuk do të iki nga seanca sepse e kam për detyrë të jem pjesëmarrës në seancë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se është në interesa të vendit që të ketë stabilitet.

“Duhet ta ndajmë detyrën e presidentit nga ajo e qeverisë dhe zgjedhjeve. Duhet të merren vesh partitë shqiptare dhe të zgjedhin presidentin me konsensus. Kjo është interes i vendit. Pse të lihet pas zgjedhjeve. Pastaj merremi vesh për datën e zgjedhjeve a mbahen me 1 shkurt, 1 mars apo 1 prill”, deklaroi Fatmir Rexhepi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.