HW

Fatmir Pilku – arsimtar dhe patriot dibran (Dibër 1945 – 12.10.2018 )

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Fluturojnë bylbylat nëpër bjeshkë t’ Pashtrikut –
Po ia këndojnë këngën trimit Fatmir Pilkut !
Këtë këngë të bukur , do ta shkruajmë në libra –
Ta kujtojmë mësuesin patriot nga Dibra !
Refreni :
Fatmir Pilku , le e rritë në Dibër –
Trim kreshniku ka zanë vend në libër !
Fatmir Pilku , në këngë do t’ këndohet –
N’ trojet shqipe kurrë nuk do t’ harrohet !

Ishte arsimtar edhe patriot ,
Atdhetar dibran që dha fryte plot !
Kontribut të çmueshëm dha n’ lami t’ arsimit –
Ishte i pa epur deri n’ ditë t’ amshimit !
Refreni :
Fatmir Pilku , le e rritë në Dibër …etj.

Fatmir Pilku ishte si lulja e fikut ,
Ishte djali i madh i babë Jashar Pilkut !
Ishte një dibran i shquar atdhetar –
Vëllai i Ylber Pilkut – veprimtar shqiptar !
Refreni :
Fatmir Pilku , le e rritë në Dibër …etj.

HW

Fatmir Pilku ishte aktivist kombëtar –
Nëpër demonstrata , për flamur shqiptar !
Për flamur kombëtar, të trim Skënderbeut ,
Për t’ drejtat shqiptare – n’ toka të Atdheut !
Refreni :
Fatmir Pilku , le e rritë në Dibër …etj.

Këto aktivitete i bënte n’ periudhë t’ monizmit –
Kur vendi udhëhiqej n’ diktaturë të komunizmit !
N’ këto aktivitete nuk kishte frikë trupit –
Duke qenë pjesëtarë i normalistëve t’ Shkupit !
Refreni :
Fatmir Pilku , le e rritë në Dibër …etj.

N’ këto aktivitete kund rahat s’e lanë –
E zunë , e burgosën n’ vitin Gjashtëdhjetë e nëntë !
Sakrifikoi jetën përplot përkushtim –
Që n’ Dibër të mësohej vetëm shqip n’ arsim !
Refreni :
Fatmir Pilku , le e rritë në Dibër …etj.

Gjilan, më 12. 10. 2018 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.