Mobi Casa

Fatmir Mehmeti – Nderi i Qytetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nderimi dhe respektimi i veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe luftëtarëve të lirisë është vlerësim për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe frymëzim për brezat e ardhshëm ka shkruar Ejup Maqedonci.

“Sot ju bashkova kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës në nderimin e bacit Fatmir me titullin “Nderi i Qytetit”, ka shkruar Maqedonci.

Kurse Alban Hyseni ka shkruar:

Sot, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci, deputeten Arijeta Rexhepi, bashkëpunëtorë të shumtë dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, patëm nderin të vizitojmë komandantin e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Fatmir Mehmeti.
Baca Fatmir përfaqëson idealin më të lartë të atdhedashurisë dhe sakrificës.

Eco Higjiena

Në periudhën e luftës, ai u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, duke dhënë shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj vendit. Krah tij, në këtë rrugë të shenjtë, u bashkua edhe vajza e tij, sot kolegia jonë, Shqipe Mehmeti – Selimi.

Për kontributin e jashtëzakonshëm dhe figurën e tij të ndritur, e nderuam me titullin “Nderi i Qytetit”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.