UBT

Fatmir Matoshi tregon arsyet e forta pse duhet të votohet

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kamenica duhet të votoj për veten e saj dhe jo për tjerët në këto zgjedhje. Kandidimi i Fatmir Matoshit është mundësia më e mirë që i japim komunës tonë për përfaqësim të sigurt në Kuvend dhe në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Për rreth një vit sa ishte Ministër i Mjedisit dhe një vit paraprak si zëvendësministër, Kryetari i Degës Fatmir Matoshi ka dëshmuar se si punohet për Komunën prej nga vjen, Kamenicën.

Postimi i plotë
Kamenica duhet të votoj për veten e saj dhe jo për tjerët në këto zgjedhje
Qytetarë të Kamenicës,
Dega e AKR-së në Kamenicë, e ka kandiduar kryetarin e Degës Fatmir Matoshi, për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Kandidimi i Fatmir Matoshit është mundësia më e mirë që i japim komunës tonë për përfaqësim të sigurt në Kuvend dhe në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës.
Për rreth një vit sa ishte Ministër i Mjedisit dhe një vit paraprak si zëvendësministër, Kryetari i Degës Fatmir Matoshi ka dëshmuar se si punohet për Komunën prej nga vjen, Kamenicën.
Në këtë periudhë të shkurtër kohore kanë filluar, po realizohen dhe janë në procedurë këto projekte:
– Ndërtimi i Trotuarit në Lagjen Malësia – rruga për Grizime – 80.000 euro
– Ndërtimi i tereneve sportive te shkollat e mesme në Kamenicë – 220.000 euro
– Vendosja e dy stacioneve Hidrometeorologjike në Tugjec e Kamenicë dhe vendosja e sistemeve të ujëmatësve në lumin Kriva Reka, në Lumin e Desivojcës dhe në Lumin e Hogoshit 105.000 euro
– Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Kriva Reka – faza e parë 850.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit të Hogoshit 700.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Desivojcë – Shipashnicë 700.000 euro (në procedurë të shpalljes)
– Pastrimi i shtratit të lumit Katushnicë – Karaqevë 150.000 euro ( në procedurë të kontraktimit)
– Zona rekreative e Klubit të Atletikës në Roganë 100.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Parku për fëmijë në Lagjen Malësia 70.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Parku rekreativ në Kopërnicë 70.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Rregullimi i shtratit të përroit të Rubocit 100.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Këndi dhe parku rekreativ në Busavatë 110.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
– Kolektorët nga Berivojca nëpër Koretin 900.000 euro (në procedurë të kontraktimit)
Këto janë projekte të infrastrukturës së një viti pune si Zëvendësministër dhe një viti pune si Ministër. Megjithatë, këto projekte nuk janë arsyeja e vetme pse kërkojmë mbështetjen për Fatmir Matoshin, ka edhe të tjera projekte që duhet të bëhen.
– Hidrosistemi Kikë – Kremenatë, projekti më kapital që mund ta ketë Kamenica.
Komuna e Kamenicës ka nevojë të jashtëzakonshme për këtë projekt. Shumë punë janë bërë në këtë drejtim, ka pasur avancim të jashtëzakonshëm të këtij projekti, vetëm mbështetja me votë dhe qasja në Qeverinë e ardhshme e në Kuvend e garanton vazhdimësinë e këtij projekti, pasi që tash e disa herë ky projekt është larguar nga listat e prioriteteve.
Kamenica humb nëse nuk ka kush e mbron projektin.
– Ministri Matoshi e ka mbështetjen e plotë të Liderit të AKR-së z.Behgjet Pacolli.
– Ministri Matoshi e ka mbështetur Kamenicën sepse e kishte obligim, dhe përkrahjen për të e kërkojmë jo për projektet që janë në procedurë, por për projektet e reja që ai do t’i realizoj në mandatin e ardhshëm.
– Duke respektuar të gjithë kandidatët e subjekteve tjera politike nga Kamenica, është e qartë se ata në këtë garë janë vetëm eksportues votash, i marrin disa vota në Kamenicë për t’i shërbyer pastaj kandidatëve nga rajonet e tjera të Kosovës.
Kandidati i AKR-së, Fatmir Matoshi i sjell vota Kamenicës, sepse e ka mbështetjen e plotë të elektoratit të AKR-së në tërë Kosovën dhe padyshim se do të jetë nga më të votuarit në koalicion.
– Kamenica duhet të votoj për veten e saj dhe jo për tjerët në këto zgjedhje.
Qytetarë të dashur, kërkojmë mbështetjen Tuaj masive për Kandidatin Fatmir Matoshi, pa dallim se nga cili subjekt politik jeni.
Na priftë e mbara!

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.