Eko Higjiena

Fatmir Matoshi takon zyrtarët e MPB-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorin e Departamentit për parandalim Alush Beqiri, drejtorin e departamentit për zjarrfikje dhe shpëtim Miran Demiri dhe udhëheqësin e divizionit për vlerësimin e rreziqeve Nijazi Miftari.

Vizita e zyrtarëve të MPB-së kishte të bëjë me situatën e krijuar në lagjen “Çamëria” pas rrëshqitjeve të dheut.

Nënkryetari Matoshi e ka shprehur shqetësimin e komunës së Kamenicës për situatën e krijuar dhe ka kërkuar nga zyrtarët e lartë që ti dalin në ndihmë komunës me vlerësimin profesional të situatës në këtë lagje. “Ne e kemi përcjellë situatën në këtë lagje dhe kemi bërë disa vizita edhe unë edhe bashku me rekomandimet për hapat e mëtejmë” tha Matoshi.

UBT

Zyrtarët e MPB-së theksuan se pas vizitës që do të bëjnë sot dhe bazuar edhe në raportet paraprake të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit gjatë javës së ardhshme do t`i dorëzojnë komunës raportin për situatën me rekomandimet për hapat e mëtejmë.

Kryetari Sinani është i interesuar që për këtë çështje pas rekomandimeve të pranuara të takohet edhe me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Ferid Agani dhe Kryeministrin Isa Mustafa për të kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore për këtë problem” tha Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.