GRANDEMALL

Fatmir Matoshi merr përvojën e komunave që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një delegacion i Komunës së Kamenicës i udhëhequr nga nënkryetari Fatmir Matoshi po viziton Republikën e Maqedonisë me ftesë të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. Në kuadër të kësaj vizite sot u zhvilluan takime me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani, me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi dhe me drejtuesit e dy universiteteve në Tetovë.

Në takim me ministrin Hani, nënkryetari Matoshi u interesua për projektet e Komponentës së dytë të Fondit IPA, në të cilat kanë aplikuar në partneritet disa komuna Kosovare dhe ato të Maqedonisë. Po ashtu në takim një prezantim për funksionimin e pushtetit lokal në Kosovë u bë nga Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale Besnik Tahiri, pas të cilit u shkëmbyen ide dhe mendime për funksionimin më të mirë të qeverisjes lokale si në Kosovë edhe në Maqedoni.

Në një takim miqësor delegacioni u prit edhe nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi e cila foli për përvojat e saj si kryetare komune dhe sfidat me të cilat ballafaqohet. Shembulli i mirë i kryetares Arifi u mirëprit pasi që ajo ka shkurtuar deri në katër herë shpenzimet komunale për të krijuar mundësi më të mëdha për investime në infrastrukturë.

Në takim u fol për modelet e funksionimit të këshillave lokale si në Kosovë edhe në Maqedoni dhe shembujt më të mirë u përmendën ato amerikane dhe franceze.

UBT

Delegacioni zhvilloj vizita edhe në dy universitete, në atë shtetëror të Tetovës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore ku u prit nga drejtuesit e këtyre institucioneve.

Përveç Nënkryetarit Fatmir Matoshi në këtë vizitë së bashku me përfaqësues të gjashtë komunave të Kosovës po marrin pjesë vijuesit e Akademisë për Qeverisje Lokale, Valon Maliqi, drejtor i Administratës së Përgjithshme, Venera Dërmaku – Rexha, drejtoreshë e Kulturës, Valdete Sopi, shefe e Protokollit dhe Faton Biqku, zëdhënës i Komunës së Kamenicës.

Akademia për Qeverisje Lokale është program i IQLK-së dhe udhëhiqet nga Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.