Fundamenti

Fatmir Matoshi jep lajmin e madh për Koretinin, investohen 900 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Përmes aktivistit dhe bashkatdhetarit të respektuar koretinas z. Fazli Rexha, sot e kumtova lajmin e madh për shpalljen e tenderit për realizimin e projektit të ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza nga Berivojca nëpër Koretin në vlerë 900.000 euro ka shkruar Fatmir Matoshi.

RCCOLA

“Para disa ditësh banorët e Koretinit kanë protestuar për gjendjen e rëndë të shkaktuar si pasojë e derdhjes së kanalizimeve të Kamenicës, Berivojcës e Koretinit në Lumin Krivareka, pas kësaj situate kam pranuar edhe disa kërkesa nga banorët duke e veçuar një kërkesë publike të z. Alban Klaiqi dhe poashtu edhe nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati në lidhje me këtë problem. Pas shumë angazhimeve kemi arritur që në një afat rekord të hartojmë projektin dhe ta shpallim procedurën e prokurimit për ta zgjidhur këtë problem. Uroj banorët e Koretinit, dhe poashtu jemi në rrugë të mirë që të sigurojmë fondet për projektin e madh të Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe kolekorëve deri te Dheu i Bardhë nga të dy anët e Kamenicës, si nga ana e Kamenicës poashtu edhe nga Hogoshi e Karaqeva” ka shkruar ministri Fatmir Matoshi./rajonipress/