Uji Dea

Fatmir Matoshi i hynë garës për deputet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Unë aktualisht po e kryej detyrën time si nënkryetar komune në Kamenicë, por me kërkesën e AKR-së dhe Presidentit Pacolli do të garojë në zgjedhjet e 8 qershorit dhe sigurisht se do të jem njëri nga dy deputetët e zgjedhur përmes AKR-së në Kuvendin e Kosovës tha Fatmir Matoshi për rajonipress.

Dega e AKR-së në Kamenicë ka filluar javë më parë përgatitjet për zgjedhjet nacionale të këtij viti, raporton rajonipress.

Kryetari i Degës Fatmir Matoshi tha për rajonipress se pavarësisht faktit se si parti politike kemi kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve pa përfunduar reforma zgjedhore, ne duke qenë në vit elektoral kemi themeluar një grup që do të jetë bartës i procesit të fushatës elektorale i cili kryesohet nga Kryetari i Degës, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, kryetarja e FG të AKR-së dhe poashtu në ekip e kemi caktuar edhe bashkëvendësin tonë Besim Rexhepajn një mbështetës dhe mik i madh i AKR-së.

ARKATANA

“AKR në këto zgjedhje hyn shumë e përgatitur dhe me synime të qarta. Kemi pasur shumë aderime kohëve të fundit dhe po e përforcojmë strukturën tonë përditë. Qytetarët e Kamenicës sikurse edhe ata të Gjilanit dhe Anamoravës në përgjithësi votën e tyre do ta vënë në shërbim të zhvillimit të kësaj pjese të Kosovës, sepse është tashmë i njohur programi ekonomik i AKR-së dhe ideja e Presidentit Pacolli për autostradën në Dheun e bardhë e cila kërkon mbështetje me votë dhe do ta ketë patjetër me 8 qershor” thotë Matoshi.

Matoshi tha se Anamorava ka votuar në të gjitha zgjedhjet për të dërguar në Kuvendin e Kosovës deputet të rajoneve tjera të Kosovës dhe si pasojë e kësaj kjo pjesë e Kosovës ka mbetur më e pazhvilluara, andaj këtë radhë do të ketë mobilizim të gjithë qytetarëve që votat t`ë shërbejnë për zhvillimin e rajonit tonë njëjtë sikurse pjesët e tjera të Kosovës.

“Unë aktualisht po e kryej detyrën time si nënkryetar komune në Kamenicë, por me kërkesën e AKR-së dhe Presidentit Pacolli do të garojë në zgjedhjet e 8 qershorit dhe sigurisht se do të jem njëri nga dy deputetët e zgjedhur përmes AKR-së në Kuvendin e Kosovës” tha Matoshi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.