KKVITI

Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpiak

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Fatmir Limaj të kthehet sërish në arrest shtëpiak. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi.

“Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tash. Për herë të dytë Gjykata e Apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në arrest shtëpiak.

Uji Dea

Ndërkaq arresti ishte ndërprerë për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqatari Mlcolm Simond, por prokurori Salustro ishte ankuar tek Gjykata e Apelit e cila para pak çastesh vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthejë Limajn përsëri në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi.për Indeksonline

I njëjti vendim vlenë edhe për bashkëluftëtarët e Limajt që po gjykohen bashkë me të./Indeksonline/