Fundamenti

Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës Socialdemokrate

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor me ç’rast ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të partisë, shkruan Gazeta Express.

Fatmir Limaj me shumicë votash është rizgjedhur kryetar i partisë.

Pas rizgjedhjes, Limaj ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë që ai sërish të jetë në krye të partisë.

“Ju falënderoje për besimin që ma dhatë dhe që unë ju dhashë që ta drejtojmë partinë me detyrat dhe angazhimet që na presin. Lus Zotin që dëshirat dhe objektivat që i kemi t’i realizojmë me punë dhe me angazhim”, ka thënë Limaj.

FIDANISHTJA

Poashtu kryetari i rizgjedhur i Nismës, tha se kjo parti do të vazhdojë që të promovojë politikat sociale dhe demokracinë në vend.

“Nisma do të vazhdojë që të promovojë politikën sociale dhe demokracinë në Kosovë. Do të promovojë dhe Avancojë të drejtat e qytetarëve pa dallim feje dhe etnie. Do të mbështesim kategoritë që më së shumti kanë nevojë për zërin socialdemokrat”, ka thënë më tutje ai.

Më tutje ai ka thënë se do të jenë zë i fuqishëm opozitarë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci e despotizëm./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.