UBT

Fatmir Limaj: Rasti i sulmit terrorist të hetohet deri në fund

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se rasti i arrestimit të qytetarit serb i dyshuar për sulm terroristë në Kosovë, duhet të hetohet deri në fund.
Ai ka thënë se askush s’duhet të ndërhyjë në punën e organeve të rendit ashtu qysh ka ndodhur në të kaluarën.

Lexojeni të plotë reagimin

Policia dhe segmentet tjera të sigurisë nuk kanë nevojë për falenderime, Por ato kanë nevojë për mbështetje të fuqishme në kryerjen e detyrave të tyre të parapara me ligj.

Uji Dea

Me këtë nënkuptoj që rasti i fundit i “tentim aktit terrorist” duhet të shkoj deri në fund dhe të zbardhen të gjitha rrethanat e këti akti në tentativë, e jo vetëm të bëhët zhurmë e pastaj të ndërhyn politika dhe të mbyllet rasti pastaj pa folur drejtësia, siç edhe ka ndodhur (ju kujtohet rasti i agjentëve të “BIA” të cilët u kapen nga organet tona të sigurisë pasi që ata po kryenin detyrën e frikësimit, të mashtrimit dhe joshjes, që përmes gjoja dëshmitarëve të gjenin fakte për gjoja “tregtimin e organeve”, sot askush nuk e di si dhe pse u liruan ata agjent, kush ndërhyri për mbylljen e rastit të tyre, asnjë përgjigje nuk e kemi pas nga qeveria).

Shpresoj që edhe ky rast i fundit të mos përfundoj ashtu, prandaj lëreni organet le ta kryejn punën e tyre, pa ato ndërhyrjet nga ju, siç i keni bërë në të kaluarën.

F.L