UBT

Fatmir Limaj: Privatizimi ishte plaçkë, duhet të hetohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i PDK-së Fatmir Limaj ka thënë se privatizimi në Kosovë duhet të hetohet nga një komision hetimor në Kuvendin e Kosovës.

Limaj, që po ashtu ishte Ministër i Transportit, tha se duhet vullnet politik për ta zgjidhur këtë problem. “Pasuria e popullit nuk është privatizuar, por është plaçkitur. Të nderuar koleg për ta zgjidhur këtë problem duhet të kemi vullnet politik, dhe unë dyshoj se do të mbetet vetëm diskutim kjo cështje”, tha Limaj.

Fundamenti

Ai po ashtu iu bëri thirrje deputetëve se një komision hetimor do të duhej ta hetonte komplet privatizimin me spin of special.
“Unë jam për atë që të fillohet dhe të trajtohen të gjitha privatizimet me spin of të shihet se a janë përmbushur ato premtime dhe mbi bazën e asaj ta mbyllin kapitullin e shumë përfolur të privatizimit. Unë pajtohem që të bëhet një komision hetues, jo për një privatizim, por për të gjitha privatizimet. Për ta mbyllur mirë këtë çështje duhet të gjitha privatizimet me spin of të shikohen dhe të dihen detajet, transmeton standardi.net.

Ndërtimi i një komisioni hetimor pastaj vetë komisioni do të vlerësonte se a ka nevojë për një hetim dhe i bien rekomandimet parlamentit të Kosovës. Sot ne nuk duhet të kërkojmë asgjë tjetër, vetëm një komision hetimor, dhe jo vetëm fabrikën e gypave, por edhe Sharrcemin edhe Ferroniklin. Duhet të futet komplet rishikimi, të gjitha ata që e kanë përmbushur kontratën vazhdojnë punën, ata që se kanë përmbushur kontratën duhet t’iu tërhiqet ndërmarrja dhe të kthehet në pikën zero”, tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.