Uji Dea

Fatmir Limaj për 100 vjetor “Qytetar nderi i Vlorës”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një prej eksponentëve kryesorë të UÇK-së, Fatmir Limajt, iu është dorëzuar sot zyrtarisht titulli qytetar nderi i Vlorës. Limaj nderohet nga qyteti i Vlorës në vigjilje të 28 Nëntorit, i cili shënon edhe 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpërim Gjika me këtë rast e ka vlerësuar lartë personalitetin e Fatmir Limajt. Kryetari i Vlorës, Gjika ka vlerësuar kontributin personal të Limajt dhënë gjatë të luftës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Ai ka thënë se Vlora ndihet krenare se që nga sot e ka Fatmil Limajn qytetar nderi të saj.

“Motivacioni që shoqëron titullin është: Fatmir Limaj si figurë – simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit kosovar dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të saj”, ka thënë Gjika, transmeton RTK.

Eco Higjiena

Nga ana tjetër, deputeti Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë respektuar dhe kanë dhënë kontribut për të nderuar atë dhe luftën e shenjtë të UÇK-së. Ai ka thënë se ndihet krenar që është qytetar nderi i Vlorës.

“Jam krenar për nderin që po ma bënë në këtë muajt të rëndësishëm për popullin shqiptarë. Jam i nderuar që jam qytetar i Vlorës”, ka thënë Limaj. Ai ka uruar gjithë popullin shqiptarë për 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, duke thënë se tashmë populli shqiptarë kudo që është i gëzohet të arriturave njëshekullore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.