ARKATANA

Fatmir Limaj ofron zgjidhje!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka ofruar një zgjidhje për dalje nga kriza politike. Sipas tij nuk duhet të thirren më seanca plenare pasi ai konsideron se kjo legjislaturë e ka humbur legjitimitetin, prandaj Limaj thotë se duhet të ulen të gjitha subjektet politike për t’u marr vesh për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Ai gjithashtu thotë se subjektet politike duhet të merren vesh për zgjedhjen e një presidenti konsencual, ose që të bëjnë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që presidenti të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.

Lexoni shkrimin e plotë të Limajt:

Hidromorava

Ftesë për daljen nga kriza aktuale politike

Në konferencën e djeshme për shtyp të dy partnerëve të koalicionit e thirrur menjëherë pas protestës madhështore të organizuar nga Opozita e Bashkuar, konferencë e cila përveq se ishte trishtuese ishte edhe për keqardhje. Ajo çka dëgjuam nga ata dje, ishte një arsenal fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj qytetarëve protestues. Prezenca e madhe e qytetarëve dhe përfundimi paqësor i protestës, trishtoi ata dhe pa dashje zbuluan skenarin e errët të dhunës të planifikuar po nga ata. Ata duhet ta kenë të qartë se Kosova është në krizë të thellë politike, populli i Kosovës përmes protestave masive e ka bërë të qartë që këto institucione nuk kanë më legjitimitet dhe se vendi duhet urgjent të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Në emër të daljes së vendit nga kriza aktuale politike, ftoj Kryetarin e Kuvendit që mos të thëras seancë parlamentare, sepse tashmë është e qartë se ky parlament nuk ka më legjitimitet dhe nuk kemi kushte për të vazhduar punën normale pa një zgjidhje politike ndërmjet partive politike të cilat janë të përfaqësuara në parlament. Çdo injorim i këtij realiteti politik është provokim dhe veprim i qëllimshëm për ta vazhduar dhe thelluar krizën aktuale politike dhe për këtë ju do të këni përgjegjësinë. Prandaj, ftoj edhe njëherë që urgjentisht të ulemi, ne të gjitha subjektet parlamentare dhe të mirremi vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Për shkak të humbjes së legjitimitetit të këtyre institucioneve duhet të shtyhet zgjedhja e presidentit. Edhe për zgjedhjen e presidentit duhet të kemi një marrëveshje politike. Tashmë janë të mundshme dy opcione për zgjedhjen e presidentit, e para duke marr angazhime për të provuar që për president të vendit të gjejmë një kandidat konsesual sipas ligjeve në fuqi ose që të mirremi vesh për zgjedhjen e drejtpërdrejt nga populli. Të gjithë duhet ta kuptojmë dhe pranojmë se kjo është rruga e vetme për ti dhënë zgjidhje krizës aktuale politike në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.