Eko Higjiena

Fatmir Limaj me akuza të rënda ndaj KQZ’së: I rrënuan zgjedhjet, duhet të ketë rinumërim

/ 4 minuta lexim

Kreu i Nismës Social Demokrate Fatmri Limaj në një konferencë për media ka folur për votat nga Serbia dhe ato të diasporës, derisa duke folur për KQZ-në ka hedhur disa ankesa kundrejt këtij institucioni, shkruan Gazeta Express.

Limaj tha para gazetarëve se këtë konferencë e ka thirrur për të folur për shqetësimet që kanë si koalicion për administrimin e procesit zgjedhorë.

“E kam thirrur këtë konferencë për të paraqitur disa nga shqetësimet në emër të subjektit tonë lidhur me administrimet e procesit zgjedhorë. Shqetësimet që i kemi ngritur deri më sot por kjo e sodit tregon që jemi në një situatë të pa parë deri më tani”, ka thënë ai.

Lideri i Nismës thotë se zgjedhjet shkuan mirë, deri në momentin kur filloi numërimi i votave.

“Siç e dini dita e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ishte një nga ditët më të mira ku mbahen zgjedhjet në Kosovë. Çdo gjë shkoi sipas ligjit duke mos u raportuar shkelje serioze problem në vend votime, qytetarët e kryen votimet në aspekt me ligjin, me të drejtë menduam se këto do të jenë zgjedhjet më të mira që janë mbajtur në Kosovë. Deri këtu sa ishte në dorë të qytetarëve shkoi gjithçka mirë, problemet filluan të shfaqen në momentin e fillimit të administrimit të procesit të votimit, duke u parë gabimet e para, problemi i parë që u shfaq ishte çështja e formularit që është detyrë ekskluzive e KQZ-së”, tha i njëjti, derisa ka folur edhe për defektet në formularë, raporton Gazeta Express.

“Siç e dini ky formularë kishte defekte serioze që pastaj krijuan probleme me vetë bartjen e rezultateve zgjedhore. Vetë Komisioni zgjedhorë pranoi gabimet që ishin në formularë dhe që procedimet e mëtutjeshme të votave ishte i pamundur, KQZ fajin ja la sekretariatit të vetë, që ka bërë gabime”, shtoi ai.

Limaj ka përmendur edhe numërimin e votave në nivel të vendit.

Uji Dea

“Për shkak të kësaj KQZ mori vendim që të rinumëroje mbi 300 kuti, për shkak të gabimeve nga KQZ-ja ne kërkuar që të bëhet rinumërim i plotë. Në fakt KQZ-ja më tepër ishte e shqetësuar për integritetin e saj se sa të procesit zgjedhorë. Asnjëherë në Kosovë nuk ka pasur më keq administrim zgjedhorë se sa tani.

Detyra e KQZ-së është për të marrë vendimi, neglizhimi nga vendimmarrja ka rrënuar integritetin e këtij institucioni, duke shkaktuar pasoja gati të pariparueshme. Për më tepër kryetarja e KQZ-së deklaronte vazhdimisht se nuk marrin vendime për këto tema”, shtoi ai.

Limaj shton se në vazhdimësi është bërë shkelje e ligjit zgjedhor.

“Atëherë tani jemi në dy momente shumë të rëndësishme për të cilat e kemi shqetësimin kryesor, e para duke ikur nga përgjegjësia KQZ-ja për paketat e kontrabanduara nga Serbia dhe votat nga diaspora, në vazhdimësi është shkelur ligji zgjedhorë, dhe në anën tjetër nga shkelja e vazhdueshme ka ardh si pasojë edhe vendimi i Gjykatës Supreme që e ndryshon këtë ligj zgjedhorë. Tani është shumë vështirë e kemi shumë të paqartë, cili është ligji që po e administron këtë proces zgjedhorë. Në krejt këtë situatë që e ka krijuar shkelja joligjore e KQZ-së kemi ardhur në një situatë kaotike ku është rrënuar procesi zgjedhorë dhe integriteti”, ka thënë i njëjti.

Limaj ka thënë se janë duke pritur për të dalë me qëndrim si koalicion, derisa shton se për paketat e ardhura nga Serbia janë numëruar pa vendim të KQZ-së.

Kreu i Nismës ka paralajmëruar se do t’i denoncojë të gjithë shkelësit e ligjit.

“Për besë tash e kanë bë një situatë kaotike dhe jemi duke përcjellë nga afër, ne kemi kërkuar rinumërim të plotë, nga gabimi që e kanë bërë vetë. KQZ duhet të jep menjëherë dorëheqje, me dokumentacion ka fol rreth 900 mijë njerëz votojnë, ajo se çka neve na mbetet është t’i shfrytëzojmë të gjitha korridoret tona që të kthehet ligjshmëria. Shohim në vazhdim të ditëve se si do të zhvillohen ngjarjet”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/