Fatmir Limaj: Lirimi me kusht i Haradinajt i pamjaftueshëm

Kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i sotëm për lirim me kusht të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
I pari i Nismës ka thënë se lajmi për lirimin me kusht të Haradinajt është i pamjaftueshëm. Ish komandanti i UCK-së, e ka vlerësuar si zhagitje procedurale të panevojshme. Madje, ai thotë se kufizimi i lëvizjes se tij është plotësisht i padrejtë.
“Pres që organet e drejtësisë në Francë të përshpejtojnë procedurat dhe sa më shpejt t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj”, ka thënë shkurt për ‘Indeksonline’, Fatmir Limaj. Indeksonline/