Fundamenti

Fatmir Limaj i ka disa pyetje për Hashim Thaçin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka dalë sot me një seri pyetjesh për Ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe Qeverinë e re të Kosovës, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij për dialogun me Serbinë.

Ja postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Ministri i Jashtëm i Kosovës tha mbrëmë se sot ai pret që në bisedimet me Serbinë të përmbyllet kapitulli për drejtësinë dhe se kjo do i shërben normalizimit të marrdhënieve në mes të dy shteteve.

Nga kush e morën mandatin këta që të negociojnë sistemin e drejtësisë së Kosovës me një shtet tjetër?

Cili shtet i pavarur i lejon një shteti tjetër të ndërhyj dhe të negocioj për sistemin e drejtësis brenda territorit tij?

A nuk është kjo shkelje e kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit tonë dhe tejkalim i mandatin të koalicionit qeverisës?

A nuk është ky shembull i rihapjes dhe rinegocimit të pakos së Ahtisarit? Edhe atë në shtyllat kryesore të cilat definojnë një vend se a është apo nuk është shtet!

ARKATANA

A ju kujtohet kur qeveria e kaluar thoshte se asnjëherë nuk do të negociohet për sistemin unitar të drejtësisë?

Se këta veç paskan negociuar, po tregon deklarata e mbrëmshme e Ministrit të Jashtëm, që sipas tij, ai pret që nesër të përmbyllet marrëveshja për drejtësinë.

Kjo do të thotë që Kosova nuk do të ketë më sistem unik të drejtësisë, si çdo shtet normal, e për sistem të cilin është bërë luftë e madhe që të fitohet në marrëveshjen e Vjenës (pakoja e Ahtisaarit,) por tash e tutje Kosova do të ketë sistem të drejtësisë të decentralizuar nëpër enklava dhe të ndarë në baze etnike.

Duke ju falenderuar këtij mentaliteti qeverisës, Serbia në mënyrë të ngadaltë por të sigurt, po e rinegocion komplet pakon e Ahtisaarit dhe po ia arrin qëllimit të saj për ta bërë Kosovën shtet jo funksional.

E filluan duke thënë bisedime teknike, ndërsa do ta përmbyllin me një copëzim të brendshëm faktiko-ligjor të vendit tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.