Eko Higjiena

Fatmir Limaj flet për Thaçin e Veselin, ka vetëm fjalë të mira

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ai fliste çfarë të donte pavarësisht çka e pyesnin, madje dukej sikur ka diçka personale me njërin nga panelistët, Driton Selmanajn, por dikur i tha disa fjalë.Limaj u pyet nëse po protestojnë nga frika prej Gjykatës Speciale, iu kërkua vlerësimi për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin e edhe u pyet nëse opozita do të hyjnë me një listë të përbashkët. Secilës iu shmang, madje nuk tregoi as datën e protestës së radhës, nga opozita e bashkuar.

Kreu i NISMA për Kosovën iu shmang shumë pyetjeve sonte në një debat në RTV 21.

Ai fliste çfarë të donte pavarësisht çka e pyesnin, madje dukej sikur ka diçka personale me njërin nga panelistët, Driton Selmanajn, por dikur i tha disa fjalë.

Limaj u pyet nëse po protestojnë nga frika prej Gjykatës Speciale, iu kërkua vlerësimi për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin e edhe u pyet nëse opozita do të hyjnë me një listë të përbashkët. Secilës iu shmang, madje nuk tregoi as datën e protestës së radhës, nga opozita e bashkuar.

Mobi Casa

Kur i thanë nëse po protestojnë shkaku i Gjykatës Speciale tha se janë teori konspirative, dhe se Qeveria duhet të jap dorëheqje e të mbahen zgjedhjet e reja. E kur u pyet për kreun e PDK-së dhe atë të Kuvendit, fillimisht nuk pranoi të fliste me emra, por dikur i tha ca fjalë.

“Që 15 vjet nuk e pranoj kur thoni se është shkatërruar ky vend, ka pas të mirat dhe të këqija. Jam i kënaqur sa kam punu me ta. Në tavolinat sa kemi punu bashkë kurrë s’kanë fol keq për Kosovën, çka ka përtej, aty nuk e di unë. Nuk i kam borxh asnjërit”, tha Limaj.

Tha se sikurse që është krenar që ka luftuar ashtu është krenar edhe për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” e cila ka filluar të ndërtohet në kohën sa Limaj ka qenë ministër i Transportit.

Limaj gjithashtu tha se nuk e di datën e protestës së radhës dhe se ndjehet krenar me flamurin e Kosovës, e mos prania e këtij flamuri në protestën e fundit të opozitës, tha se ka qenë thjeshtë pa qëllim.