Fatmir Limaj: Dy francezë, në bashkëpunim me SHIK’un, më çuan në burg

Fatmir Limaj ka akuzuar ish Shërbimin Informativ të Kosovës se e ka dërguar në burg. Kjo sipas Limajt, ka ndodhur me dy francezë.
Këto akuza, Limaj i ka bërë në emisionin “Rubikon” të KTV’së.
“Në Ministtrinë e Transportit është e vërtetë që kjo që ka ndodhë, ka ndodhur mes SHIK’ut dhe njerëzve të caktuar. Ju tash po e shihni cka po ndodhë në EULEX. Kur folsha unë nuk më besojkë askush”, ka thënë Limaj.
I pyetur për postin e kryeparlamentarit, ai ka thënë se shpreson që “akomodimet personale që kanë ndodhur të mos bëhen në dëm të Kosovës”.
Ajo që po them është se nuk është rrugë e lavdishme. Ajo që po them është se shpresoj se këto akomodime personale, nuk janë duke u bërë në dëm të Kosovës.
Limaj: PDK i ka ofruar Krasniqit sërish postin e kryeparlamentarit, vetëm të hynim në koalicion
Fatmir Limaj thotë se jo partitë e Bllokut, por PDK’ja në vazhdimësi ka kërkuar të bëjë koalicion me ata. Në “Rubikon” të KTV’së, Limaj ka thënë se kanë pritur nga Isa Mustafa që të qëndrojë deri në fund me Bllokun. Sa i përket qeverisë së re, ai ka thënë se nuk pret asnjë ndryshim.
“Ai ka thënë se nga oferta, siç ka thënë ai, jo të drejtpërdrejta, PDK ia ka ofruar sërish postin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqit. Në ditën kur e kemi ndërtuar marrëveshjen të gjithëve na kanë ardhur mesazhe nga PDK’ja që të mos shkojmë me Bllokun. Jemi detyruar edhe me shokët tanë të përbashkët t’u themi që as një kafe nuk mund ta pimë me z. Thaçi. Na kanë ardhur oferta për të vazhduar zoti Krasniqi me Parlamentin, për disa ministri”, ka thënë Limaj.
Limaj: Thaçi po gënjen dy milionë qytetarë
Fatmir Limaj thotë se nuk kanë qenë partitë tjera, përkatsisht Nisma ajo që ka lutur PDK’në për koalicion, por e kundërta. Ai thotë se PDK vazhdimisht ka kërkuar nga Nisma që të bëjnë koalicion.
Ai ka thënë se nuk është mirë që një kryeministër që ka qenë për 7 vitë në këtë detyrë, nxori disa letra në Kuvend dhe gënjeu 2 milionë qytetarë të Kosovës.
“Nuk është mirë që një ish kryeministër që ka qenë në këtë pozitë për 7 vite, nxori disa letra aty në foltore të Kuvendit dhe gënjeu para 2 milionë qytetarëve se të gjithë e kanë lutur për koalicion”, ka thënë Limaj.
Limaj: Prisnim që Mustafa të ishte deri në fund me Bllokun
Fatmir Limaj thotë se kanë pritur nga Mustafa që t’i mbështesë deri në fund me projektin për ndryshime.
Limaj ka thënë se për hirë të qytetarëve të cilat i kanë votuar dhe kanë dalur të festojë për marrëveshjen e Bllokut, është dashur që të ecet përpara me atë marrëveshje.
Megjithatë, ai ka thënë se Nisma si parti, nuk mund t’i gjykojë partitë tjera për veprimet e tyre.
“Kemi pritur nga Mustafa të na mbështeste deri në fund me projektin tonë Nuk mund të gjykojmë ne si parti veprimet e LDK’së, AAK’së, apo ndonjë partie tjetër. Kosotoja e veprimeve të tyre nuk caktohet nga ne, por nga votuesit. Por ajo që ka ndodhur për 5 muaj, kemi pasur obligim që në emër të atyre qytetarëve që ajo marrëveshje të ecë përpara”, ka thënë Limaj.
Limaj: Nuk pritet asnjë ndryshim nga qeverisja LDK-PDK
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nga koalicioni mes PDK’së dhe LDK’së nuk do të ketë asnjë ndryshim në vend, megjithëse ai ka thënë se mbetet të shihet se çka do të ndodhë më tutje.
Në emisionin “Rubikon” të KTV’së, Limaj ka thënë se janë bërë bashkë dy partitë më të mëdha në vend, njëra prej të cilave ka qeverisur me vendin 7 vite dhe nuk pritet ndonjë ndryshim në qeverisje.
“Nuk mund ta quajmë ndryshim me këtë koalicion por do të shohim se si do të qeverisin ëkta me vendin. Kemi dy partitë politike që njëra prej tyre është qe 7 vite”, ka thënë veç tjerash Limaj.