Mobi Casa

Fatmir Limaj: Albin Kurti po sillet si nëpër dasma, prej qyteti në qytet, prej fshati në fshat

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth fushatave që po zhvillojnë partitë politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka folur edhe për fushatën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, për të cilin ka thënë se po sillet si nëpër dasma.

“Njëri aty po del e po shëtitet si në kanagjegj, dasma. Prej qyteti në qytet, prej fshati në fshat. Më herët kështu e kemi pasur traditë, kur ka pasur ndonjë gëzim, kangjegj, dasmë apo syneti, i kemi marrë tupanat dhe kemi dalë nëpër mahalla e lagje, të tregojmë se ne po vijmë, kemi gëzim..”, ka thënë Limaj.

Ai ka deklaruar se nuk beson që VV-ja mund të krijojë institucionet e vetme dhe pa koalicion.

Mund të ju interesoj: