Fatmir Hoti, eksperti shqiptaro-zviceran i higjienës

Fatmir Hoti ushtron detyrën e drejtorit medikal të dy tregjeve për kompaninë e tij Schülke në Zvicër, përgjegjës për grossistët si Galexis AG, Voigt AG, Amedis UE, Polymed AG etj.

Storiet e sukseseve të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër që ka sjellë deri më tani albinfo.ch, janë në të shumtën e rasteve portretizime të të rinjve tanë që kanë lindur ose janë rritur e shkolluar në Zvicër, dhe më të rralla storie të arritjeve të bashkatdhetarëve tanë që i përkasin gjeneratës së parë, të cilët me një vetëmohim të pashoq ia kanë dalë të ndjekin ëndrrën, që një ditë të arrijnë aty ku kanë dëshiruar gjithnjë.

Një rrugë të këtillë e më shumë sakrifica e ka ndjekur mërgimtari Fatmir Hoti, i cili në fund ia ka dalë dhe sot është një nga emrat më të njohur të firmave të mëdha farmacuetike në lëmin e medikamenteve dhe produkteve për higjienë.

Hoti ushtron detyrën e drejtorit medikal të dy tregjeve për kompaninë e tij Schülke në Zvicër, përgjegjës për grossistët si Galexis AG , Voigt AG, Amedis UE, Polymed AG si dhe shumë distributorë që punojnë me produktet e kompanisë Schülke. Po ashtu në përgegjësinë tij janë edhe depotë për stomatologët, Kaladent AG, DemaDent AG, ABC AG, Novadent AG, Curaden AG dhe depo të tjera.

Pjesë e punës së Hotit janë po ashtu edhe ligjëratat e shpeshta nëpër spitale për stafin mjekësor, në ordinanca dhe vende ku medikamentet dhe produktet dezinfektuese janë të domosdoshme.

Ka ligjëruar për kompani të mëdha botërore

„Ligjëratat e mia janë të shumta, qëllimi im është që personeli i klinikave dhe ordinancave të shkollohet si duhet, të mbrohet ai dhe pacienti prej infeksioneve dhe sëmundjeve ngjitëse. Deri tani kam ligjëruar në shumë ordinanca, shkolla të ndryshme, akademi si dhe për kompani të njohura si Sandoz e të tjera“.

Hoti ka një koncept pune mbi 19 vjeçar të cilin e praktikojnë spitalet, ordinancat si dhe kompani farmaceutike si Novartis, Roche, Mathis AG, si dhe koncepte pune të praktikave të punës mes mjekëve, stomatologëve dhe personelit ndihmës.

Specialisti i higjienës këshillon klinika, ordinanca dhe shkolla për mënyrën e përdorimit të medikamenteve dhe produkteve për higjienë.
“Jam përgjegjës për marketingun si dhe këshilltari i parë për pyetjet të cilat na vijnë përmes telefonit apo imejlit nga barnatore, institucione, shkollat e ordinanca“ tregon Hoti, i cili ka 19 vite që punon në kompaninë Schülke.

Kryen studimet, krahas punës

54 vjeçari Fatmir Hoti, ka lindur në Krushë të Madhe. Ka mbaruar gjimnazin në drejtimin mjekësi në Prizren dhe në vitin 1984 është regjistruar në universitetin e Prishtinës. Jeta e babait të katër fëmijëve ka pasur një dinamikë të lartë pune për shumë vite me radhë.

Për herë të parë në Zvicër ai ka emigruar si student për periudha tre mujore dhe vetëm në vitin 1989 ia ka dalë të sigurojë lejeqëndrim vjetor, që njihet si vizë „B“.

„Pasi mora vizën B, unë u punësova në një institucion në Baden, si teknik medicinal. Dhe në shtator të vitit 1990 kalova në spitalin e Dielsdorfit. Paralelisht kam ndjekur studimet në Cyrih dhe Lucern dhe në vitin 1995 kam diplomuar si specialist i higjienës për spitalet“, shprehet për albinfo.ch, Fatmir Hoti.

Drejtori për shitjen e medikamenteve dhe produkteve higjienike të mjekësisë, shton: “Ne ofrojmë një koncept të plotë të dezinfektimit. Për shembull, u ofrojmë klientëve tanë planet e aplikimit dhe përcaktojmë statusin aktual dhe objektiv të praktikës“.

Hoti është vazhdimisht në kërkim të praktikave më të mira të punës që mbrojnë pacientët nga rreziku i infektimit, qoftë në një ordinancë, klinikë apo spital; këshilla e tij është gjithnjë vendimtare.

„Unë identifikoj pikat e ndjeshme higjienike dhe jap këshillat e duhura. Gjatë konsultimit, shpesh vijmë në përfundim se një praktikë pune, nuk ka nevojë për ndonjë produkt shtesë. Qëllimi është gjithmonë që të sugjerojmë produktet e duhura në vendin e duhur dhe të zbatohen siç duhet“, sqaron Hoti, i cili merr shembull problemet e lëkurës së dorës që mund të zgjidhen shpesh me përdorimin e duhur të dezinfektuesve të duarve dhe produkteve të kujdesit dhe jo duke pastruar vazhdimisht duart.

Në Zvicër, nga viti 1989

Për herë të parë në Zvicër ai ka emigruar si student për periudha tre mujore dhe vetëm në vitin 1989 ia ka dalë të sigurojë lejeqëndrim vjetor, që njihet si vizë „B“. „Pasi mora vizën B, unë u punësova në një institucion në Baden, si teknik medicinal. Dhe në shtator të vitit 1990 kalova në spitalin e Dielsdorfit. Paralelisht kam ndjekur studimet në Cyrih dhe Lucern dhe në vitin 1995 kam diplomuar si specialist i higjienës për spitalet“, shprehet për albinfo.ch, Fatmir Hoti.

Përgjegjës dhe këshilltar i parë

Specialisti i higjenës këshillon klinika, ordinanca dhe shkolla për mënyrën e përdorimit të medikamenteve dhe produkteve për higjienë.
“Jam përgjegjës për marketingun si dhe këshilltari i parë për pyetjet të cilat na vijnë përmes telefonit apo imejlit nga barnatore, institucione, shkollat e ordinanca“.

Fatmir Hoti, eksperti shqiptaro-zviceran i higjienës

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).