UBT

Fatlind Azizi e Valdrin Alidema dy “galaktikët” në futbollin e Turqisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e ligës së Dytë në futbollin e Kosovës, KF Galaksia, nga Gjilani është bërë skuadër e talenteve në futbollin e Kosovës. Nga kjo skuadër shumë talent të futbollit po sprovohen nëpër klube të ndryshme të futbollit evropian, çka dëshmon se trajneri i kësaj skuadre Jetullah Arifi, i cili posedon Licencën A të trajnerit po bën një punë shumë profesionale me futbollistët e kësaj skuadre

Ndër talentët e rrallë të kësaj skuadre janë edhe dy futbollist tani të dëshmuar në futbollin e Turqisë, Fatlind Azizi mesfushori i kësaj skuadre dhe Valdrin Alidema sulmues mjaft i spikatur.

Mesfushori Azizi tani e tri vite rregullisht është pjesë e sprovave në skuadrën turke Bursaspor.

Azizi i cili luan me dy këmbë njeherit ishte edhe kapiten i grup moshave 2000-2001 në KF Galaksia, duke u shpallur edhe kampion Regjional me grup moshat e kadetëve 2000-2001 në edicionin e garave 2016-2017.

17-të vjeqari Azizi, i cili nga muaji Maj i këtij viti gjendet tek skuadra Bursaspor ka deklaruar.
“Është privilegj që gjendem në këtë mes, është një skuadër shumë profesionale ku ju kushtohet rëndësi e madhe talentëve të futbollit, unë shumë shpejt pritet të nënshkruaj me këtë gjigant futbollistik, edhe pse jam ende 17-të vjeqar unë do t’ju bashkëngjitëm grup moshave U19, gjithçka do të konfirmohet për pak ditë”.

Eco Higjiena

Rrugës së bashkëlojtarit Fatlind Azizi është duke shkuar edhe sulmuesi i cili premton shumë Valdrin Alidema.

Për sulmuesin Alidema është hera e tretë që gjendet tek skuadra Bursaspor, këtë futbollist e karakterizon shpejtësia të cilin e posedon dhe manovrimin të cilin e ka me top, ai i ka kryer të gjitha grup moshat tek KF Galaksia.

“Gjatë dy viteve më herët isha në sprova tek skuadra Bursaspor e Turqisë. ata janë shumë të kënaqur me mua ndërsa tani për një vit do të jem pjesë e tyre dhe do të jem pjesë e këtij klubi me renome jo vetëm në futbollin e Turqisë, por edhe atij Evropian. Do të jap gjithçka nga vetja të dëshmoj se edhe në Kosovë punohet dhe ka talenta të mëdhenj”, ka bërë të ditur Valdrin Alidema.

Për trajnerin e KF Galaksia, Jetullah Arifi, shkuarja e këtyre dy futbollistëve nga klubi i Galaksisë është një krenari e veçantë.
“Jam shumë i lumtur që këta dy talent të mëdhenj pikërisht nga klubi ynë po dalin në arenën ndërkombëtare, ata po promovojnë jo vetëm klubin tonë por në përgjithësi futbollin e Kosovës, unë këtyre dy talenteve të cilët nga mosha 9 vjeçare kanë qenë pjesë e skuadrës Galaksia ju dëshiroj të gjitha të mirat në karrierën e tyre futbollistike”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.