Hidromorava

Fatkeqësi që faktori shqiptarë ende është i pakonsoliduar

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Daci është shprehur i brengosur që përgjatë procesit të i integrimit evropian të vendit, fatkeqësisht faktori shqiptar është i pa konsoliduar. Sipas tij, në këto sfida të rënda në të cilat po kalon Kosova skena politike e brendshme kur nuk ka qenë më e acaruar. Kjo sipas liderit të dardanëve e dobëson skajshmërisht pozicionin ndërkombëtarë të Kosovës, përkatësisht pozicionin dialogues.

Daci duke takuar degën dhe anëtarët e LDD-së në Gjilan ka marrë si shembull zhvillimet e fundit në PDK, ku sjelljet e tilla tregojnë për një jo stabilitet të fuqishëm në këtë subjekt që qeverisë me vendin. Daci ka kritikuar edhe AAK, ku ka diskrepancë, ku nuk dihet qëndrimi i saj, pasi zyrtarë të lartë të saj kanë deklarime të kundërta, e edhe në LDK, ka mungesë të unitetit elementarë.

Daci tha se qeveria nuk ka strategji as unitet për shtet dhe duke iu referuar edhe sjelljeve të fundit në Parlamentin e Kosovës, ai tha se këto tregojnë për nevojën e partive që nuk janë në qeverisje, të mobilizohen dhe të punojnë me qytetarët, shumica e të cilëve nuk janë aktiv.

Ai ka folur edhe për ofertat e fundit për bashkim të së djathtës duke lavdëruar në këtë drejtim lidershipin e LDK-së që sipas tij ka sinqeritet në këtë drejtim, por se, siç tha ai, asaj po i mungon dhe i duhet ta formalizojë dhe formatizojë ofertën e saj.

RCCOLA

Përndryshe, kreu i LDD-së akademik Daci ka thënë se është koha e fundit që edhe LDD të zgjohet nga gjumi sepse ajo është e fuqishme. Daci tha se po zbarkon nëpër degë për të parë gjendjen në terren dhe se LDD asnjëherë nuk është ndal, por pa shumë zhurmë po punon për konsolidim të radhëve dhe se Gjilani ka qenë stacioni i radhës, ku sipas tij, ekziston potencial i madh i këtij subjekti politik, por se vetëm duhet të zgjohet nga gjumi.

Duke u ndërlidhur me gjendjen aktuale në Gjilan përkatësish Anamoravë, Daci ka qenë kritik ndaj qeverisë së vendit, që sipas tij, e ka lënë padore këtë pjesë, pasi sipas edhe komunat më të vogla kanë pas investime më shumë se Gjilani e Anamorava. “Nëse gjilanasit nuk zgjohen nga gjumi qeveria do ta lë këtë pjesë zorrë qorre sepse qeveria është e pa interesuar për këtë pjesë, që dikur ishte qendër e zhvilluar ekonomike e që tani është e kundërta” ka shtuar Daci.

Daci po ashtu ka kritikuar qeverinë edhe në raport me qytetarët e Luginës duke thënë se ata kanë qenë të orientuar drejt Kosovës, por se qeveria me taksa grabitëse ka bërë që të dëmtohen ata apo edhe të mbyllen bizneset e vogla e të mesme./rajonipress/