UBT

Fatih Karahoda: Do t`i rikthehem klubit në mënyrë triumfale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sulmuesi i Gjilanit, Fatih Karahoda, në ndeshjen me Prishtinën është lënduar duke u larguar nga fusha e futbollit së paku për 5 muaj.

Karahoda ka pasur një lëndim në tetivë të këmbës së djathtë, ku është dashur ti nënshtrohet operacionit në qendrën spitalore në Prishtinë.
“Operimin e këmbës e kam kryer në Prishtinë, tani jam më mirë por një kontribut të madh për gjendjen time ka dhënë Qerim Kida, i cili me punën e tij ka bërë që unë tani të ndjehem mirë, tani e tutje jam nën terapi që do të kushtojnë mjaft por shpresoj se gjerë në fund të Janarit të vitit të ardhshëm do t’ju bashkohem shokëve të klubit në stërvitje”, ka bërë të ditur sulmuesi Karahoda.

Karahoda ka lëvdata të mëdha për shokët e skuadrës për paraqitjet e tyre gjatë 13 javëve të zhvilluara.
“Shokët e skuadrës kanë shfaqur lojëra të mira duke e ditur situatën në klub me futbollist të lënduar, por jam i befasuar tani e 15 vite jam në futboll dhe nuk mbaj mend që një skuadër të ketë kaq shumë lëndime por jetës asnjëherë nuk i dihet”.

Karahoda me gjithë dhimbjet të cilat i ka pasur dhe ende janë prezent ato, ka një falënderim të veçantë për udhëheqësin e KF Gjilanit.
“Është një fat i imi në fatkeqësi që lëndimin e kam në klubin e Gjilanit, falënderim të veçantë ka kryetari Florim Zuka dhe drejtorët Naser Ajeti e Sevdail Robellin, të cilët në çdo moment janë interesuar për gjendjen time shëndetësore dhe kjo është një shembull edhe për udhëheqësit e klubeve tjera se si duhet respektuar futbollistin, dhe në asnjë moment nuk kam dyshim se edhe këto mjete financiare të cilat na kanë
kushtuar në operacion dhe terapitë e ndryshme skuadra e Gjilanit nuk do t’ju ikë këtyre shpenzimeve, çka nga zemra ne i falënderojmë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme jo vetëm për mua por për çdo futbollist të klubit”.

Uji Dea

Sulmuesi i Gjilanit, Fatih Karahoda, ka edhe një porosi të veçantë për tifozët e Gjilanit, “Skifterat”.
“Ju premtoj se do të rikthehem në mënyrë triumfale, nga pranvera së bashku me ju do t’ju gëzohemi fitoreve të reja”.

Fatih Karahoda në Gjilan kishte zbarkuar nga Besa e Pejës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.