UBT

Fatbardha nga Drenica, kandidate në zgjedhjet lokale në Finlandë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen këtë të diel në Finlandë ka kandiduar edhe shqiptarja nga Drenica, Fatbardha Hetemaj

27-vjeçarja Fatbardha Hetemaj është një emër i njohur në politikë në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Këtë të diel ajo kërkon votat e qytetarëve për një mandat në zgjedhjet lokale që mbahen në Finlandë raporton albinfo.

Vajza nga Skënderaj i Kosovës do të grumbullonte shumë të rinj rreth vetes, që si ajo nuk mjaftohen vetëm me ankesa, por duan t’i zgjidhin problemet, si racizmi, ato ekonomike, izolimi i të rinjve, etj.

Vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Helsinki ajo kandidoi për postin e deputetes së Partisë Konservatore, duke fituar 4719 vota, nga 5000 të nevojshme.

Ndërsa, këtë të diel, ajo garon sërish për të njëjtën forcë politike, por në zgjedhjet lokale, sfidë elektorale prej së cilës pret edhe fitoren.

Fundamenti

Fatbardha ka mbaruar studimet në Worcester të Britanisë së Madhe, qe shpallur studentja më e mirë e universitetit.

Pas mbarimit të univesritetit në fjalë, drejtimi për udhëheqje të përbashkët, ajo ka studiuar ekonominë, Departamentin e menagjmentit, në Universitetin Hanken School of Economics, në Helsinki.

Gjatë tërë kohës së studimeve Fatbardha ka shprehur interesim për politikë dhe ka filluar angazhimin e saj praktik në atë drejtim.

„Finlanda, edhe pse një shtet me mirëqenie, ka mjaft probleme në radhët e të rinjve, si izolimi, vetmia e tyre, çka më shqetësojnë vërtet”, deklaron për “Panorama” Fatbardhe Hetemaj, kandidatja shqiptare-finlandeze për Partinë Konservatore.

Përveç politikës, ajo gjen kohë të lirë për t’iu kushtuar edhe miqve të ngushtë, familjes apo leximit, ndërsa thekson se televizionin e ndjek vetëm atëherë kur luajnë futboll dy vëllezërit e saj, Përparim dhe Mehmet Hetemaj, të cilët luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë të Italisë.