Eko Higjiena

Faruk Nura synon ndryshim real për qytetarët e Vitisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kandidatura e Faruk Nurës për deputet përfaqëson një ofertë serioze politike për qytetarët e Vitisë dhe një sinjal të qartë për angazhim drejt një cilësie të re qeverisëse në këtë komunë. Me përvojë të dëshmuar në biznes, politikë dhe shërbim publik, Nura hyn në këtë garë me synimin për ta kthyer besimin e qytetarëve në përfitime konkrete për komunitetin lokal.

Duke folur për prioritetet e tij, Faruk Nura ka theksuar se do të bëjë gjithçka që mandati i tij të reflektohet drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Vitisë.

“Do të fokusohem në zhvillimin ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të Vitisë. Synimi im është që brenda një viti qytetari të ndiejë se politikat qeverisëse kanë ndikuar realisht në buxhetin familjar. Pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara duhet ta ndiejnë përkrahjen e komunës përmes investimeve konkrete dhe taksave të përballueshme, ndërsa diaspora do të jetë prioritet i veçantë i angazhimit tim”, ka deklaruar Nura.

Faruk Nura njihet si afarist i suksesshëm dhe është ndër kandidatët më të votuar në zgjedhjet nacionale nga Komuna e Vitisë. Ai ka qenë pjesë e stafit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe një aktivist i përkushtuar i çështjes kombëtare. Aktivitetin e tij politik e ka zhvilluar për vite me radhë nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke qenë dy herë kandidat për deputet i kësaj partie.

Me një profil të ndërtuar mbi punë, përvojë dhe përgjegjësi publike, Nura u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin LDK-në dhe kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka premtuar se do të ndikojë fuqishëm që Viti dhe i gjithë rajoni i Anamoravës të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe të zëshëm në legjislaturën e ardhshme.

HW

“Besimi i qytetarëve është obligim. Nëse e marr këtë besim, do të punoj pandalshëm për realizimin e kërkesave të tyre dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë”, ka përfunduar Faruk Nura.

#LDK123 ✅

#FarukNura74 ✅

#LidhjaDemokratikeEKosovës ✅

#ZgjedhShpresën

#DiasporaShqiptare

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.