Mobi Casa

Faruk Nura, njeriu i terrenit, i punës dhe i shpresës që po e ringjall Vitinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Vitia ka nevojë për më shumë se fjalë. Ka nevojë për punë. Ka nevojë për drejtim. Ka nevojë për një njeri që e njeh terrenin, hallet dhe potencialin e kësaj ane dhe ai njeri është Faruk Nura.

Me një përvojë të pasur në qeverisje dhe biznes, Faruk Nura po e kthen besimin e qytetarëve në shpresë konkrete. Ai nuk flet nga zyrat, ai dëgjon në rrugë, në fshatra, në familje. Prandaj mbështetja për të po rritet çdo ditë, sepse qytetarët po e shohin qartë, Anamorava ka qenë e harruar, e anashkaluar dhe e lënë jashtë vëmendjes së qeverisjes aktuale.

Faruk Nura po ecën shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, duke kthyer angazhimin në besim dhe besimin në votë. Më 28 dhjetor, ky besim pritet të shndërrohet në një mandat që do ta çojë përpara një agjendë të re zhvillimore për Vitinë dhe gjithë Anamoravën.

“Vitia do të kthehet në qendër të vëmendjes së Qeverisë së ardhshme. Do t’i përfundojmë projektet që sjellin punë, investime dhe mirëqenie. Anamorava nuk do të jetë më në periferi të zhvillimit,” thekson Nura.

Sipas tij, kjo anë është lënë pas dore nga një qeverisje e plogësht, që nuk i solli asnjë të mirë qytetarëve. Prandaj sot po vjen koha e ndryshimit, koha e punës, koha e dinjitetit, koha e zhvillimit.

Faruk Nura nuk premton, ai ndërton.

FIDANISHTJA

Vitia nuk pret më – Vitia po zgjohet.

#Ldk123✅

#faruknura74✅

#zgjedhshpresen

#vitialdk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.