HW

Faruk Nura, kur përvoja, guximi dhe dinjiteti bëhen shpresë për Anamoravën

/ 3 minuta lexim
HW

Viti – Në një kohë kur qytetarët kërkojnë përfaqësues me integritet, përvojë dhe guxim për të vepruar, në skenën politike të Anamoravës del një emër që mishëron këto vlera me dinjitet: Faruk Nura. Me një rrugëtim të ndërtuar mbi sakrificë, punë të ndershme dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj vendit, ai paraqitet jo thjesht si kandidat për deputet, por si zë i besimit qytetar dhe garanci për përfaqësim të denjë në Kuvendin e Kosovës. Faruk Nura vjen me vizion të qartë, me histori kontributi dhe me vendosmërinë për ta kthyer shpresën në veprim konkret për Anamoravën dhe për Kosovën.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti kandidaturën e Faruk Nurës për deputet të Kuvendit të Kosovës, e ka cilësuar si një nga figurat më të denja, më të guximshme dhe më përfaqësuese për qytetarët e Anamoravës. Ky prezantim vjen si dëshmi se koha e LDK-së është koha e personaliteteve me integritet, vizion dhe përkushtim real ndaj interesit publik.

Në LDK theksohet se Faruk Nura mishëron filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, duke qenë për dekada pjesë aktive e proceseve shtetformuese dhe demokratike të Kosovës.

“Faruk Nura është personaliteti i duhur për ta përfaqësuar Anamoravën në Kuvend, një njeri që ka dhënë kontribut të pandërprerë që nga koha e presidentit historik Ibrahim Rugova,” vlerësojnë drejtuesit e degës së LDK-së në Viti.

Sipas tyre, kontributi i Nurës shtrihet në çdo etapë kyçe të historisë së re të vendit: nga angazhimi për liri dhe pavarësi, te ndërtimi i institucioneve demokratike, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i solidaritetit shoqëror.

ARKATANA

Ai vlerësohet si një profil i kompletuar publik, luftëtar i lirisë, afarist i suksesshëm dhe veprimtar humanitar, që në çdo kohë ka qenë pranë qytetarëve dhe nevojave të komunitetit.

Si pronar i kompanisë “Nura Group”, Faruk Nura ka krijuar vende pune dhe ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Në rrafshin institucional, ai ka shërbyer në role të rëndësishme politike, përfshirë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Diasporës, si dhe si pjesë e stafit të presidentit historik Ibrahim Rugova.

Angazhimi i tij politik përfshin edhe kandidimin për kryetar të komunës së Vitisë, fillimisht me AAK dhe më pas si kandidat i mbështetur nga LDK.

Dega e LDK-së në Viti nënvizon se Faruk Nura përfaqëson modelin e liderit të përgjegjshëm, të vendosur dhe vizionar, i cili do të punojë për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më mirë të organizuar institucionalisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.