Farmacistët përgatisin barna magjistrale pa licencë

Përfitimet personale janë ato që shumicën e farmacistëve i shtyjnë të përgatisin barnat magjistrale, me gjithë faktin që nuk kanë licencë dhe nuk posedojnë laboratorin galenik, që shërben për prodhimin e këtij lloji të barnave.
Agjencia Kosovare për Pajisje dhe Produkte Mjekësore (AKPPM) ka lëshuar vetëm 9 licenca për përgatitje të këtyre barnave, derisa mjekët kanë pohuar se në recetat e tyre shkruajnë “mjaft” lloje të këtilla të barnave, shkruan Koha Ditore.
Një farmaciste në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës se i përgatisin këto lloje të barnave për të mos i humbur pacientët dhe se u sjellin përfitime materiale.
“Në të zezën i përgatisim, i kemi pacientët e rregullt që vijnë dhe për ta i bëjmë, po sjell edhe përfitime”, ka thënë ajo farmaciste.