UBT

“Farka” kujton kohën e mirë dhe karrierën si futbollist në Gjilan

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fahredin Sherifi përpos futbollit ishte dhe një intelektual i madh sepse ai edukoi shumë breza të nxënësve në lëndën e matematikës ishte i dashur dhe i respektuar nga nxënësit e qytetit me kulturën dhe dijën që posedonte profesori Fahredin.

Sherifi i lindur në vitin 1943 në Gjilan e cila konsiderohet njëra ndër familjet më të vjetra të Gjilanit karrierën futbollistike e filloi si 15 vjeçar për t`ju mos ju ndarë futbollit aktiv për 17 vite rresht.

Fahredin Sherifi “Farka” me të filluar karrierën në vitin 1958 si 16 vjeçar ishte në sprova në klubin e Partizanit të Beogradit për 4 muaj rresht por fati sportivë ia kthen shpinën rikthehet në Gjilan pas një lëndimi të rëndë që e kishte pësuar në Beograd.

“Isha shumë i ri sa po kisha mbushur 16 vjeç për 4 muaj stervita me këtë klub me nam të madh të asaj kohe pësova një lëndim të rënd në këmbë dhe ëndrrat e mia u shuan dhe nuk më ftuan më asnjëherë, por futbollit nuk ju largova në asnjë moment”.

Fahredin Sherifi përpos futbollit ishte dhe një intelektual i madh sepse ai edukoi shumë breza të nxënësve në lëndën e matematikës ishte i dashur dhe i respektuar nga nxënësit e qytetit me kulturën dhe dijën që posedonte profesori Fahredin.

“Si profesor fillova në vitin 1967 në lëndën e matematikës, kanë qenë kushte të vështira por në ato kushte nxënësit përpos që kanë mësuar mirë kanë pasur kulturë të lartë mësimore kam përcjell shumë gjenerata jam i lumtur dhe krenarë që kam kontribuar për të mirën e popullit tim, nga ato gjenerata të vyeshme shumë nxënës më vonë kanë pasur rol aktiv në jetën shoqërore kulturore e sportive”, tregon “Farka” për ‘rajonipress’.

Përkrah mësimdhënësit Sherifi asnjëherë nuk ju nda futbollit për 17 vite rresht derdhi djersë për futbollin Gjilanas duke u renditur si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit ndërsa karrierën si futbollistë aktiv e përfundon në vitin 1975.
“Ka qenë një entuziazëm i paparë i popullit shqiptar që të aktivizohet në jetën sportive, këtë e kemi arritur vetëm me punë cilësore shumë bashkëlojtarë të mijë sot nuk janë në mesin tonë, ne kemi qenë si një familje dhe ajo gjithmonë na ka mbajtur drejt sukseseve, futbolli Gjilanas gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj në futboll dhe për këtë jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi ti shërbej futbollit të vendit tim”, kujton Sherifi me nostalgji.

Mobi Casa

“Farka” i cili ishte një mesfushorë i shkëlqyer me të përfunduar karrierën për një vit e gjysmë ushtron zejen e trajnerit në KF C. Zvezda të Gjilanit në kategorinë e pionerëve gjatë vitit 1975-78, ndërsa trajner i skuadrës së parë të këtij klubi ishte gjatë vitit 1978-79. Ndërsa për shumë vite ishte anëtar i kryesisë së C.Zvezdës së Gjilanit.

Profesori dhe ish-futbollisti Fahredin Sherifi me përvojën dhe aftësitë menagjuese i besohet të udhëheqë Palestrën Sportive në Gjilan gjatë vitit 1979-92.
“Ishin këto vite kur po lulëzonte sporti jo vetëm në Gjilan, por mbarë Kosovën sportistët kishin kushte ideale për aktivitetet e tyre sportive duke dhënë kampiona të ndryshëm në të gjitha sferat e sportit”, bënë të ditur Sherifi.

Që në fillim të viteve 1990 profesorit dhe ish futbollistit Fahredin Sherifit i bëhet presion të vazhdueshëm nga pushteti serb në forma të ndryshme çka detyrohet të largohet drejt Turqisë në vitin 1992 për 22 vite rresht.
“U riktheva në tokën e qytetit tim tek qytetarët, shokët e bashkëfutbollistët e mij që kaluam rinin së bashku, tani jam shumë i lumtur nga zemra i falënderohem të gjithë qytetarëve të Gjilanit të cilët më respektojnë e nderojnë, për mua kjo është fitore dhe nderë që i takoj këtij mesi dhe këtij populli të Republikës së Kosovës”, shprehet Sherifi.

Gjurmëve të Fahredinit ishte djali i tij Oktani i cili i mbrojti ngjyrat e skuadrës së madhe Turke Bursaspor njëherit Oktani kishte mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Turqisë në kategorinë e 15-të vjeqarëve, por një lëndim i rëndë i’a lenë në gjysmë karrierën futbollistike.

“Farka” për një kohë të gjatë sa ishte në Turqi ishte anëtar i kryesisë së klubeve futbollistike Merinos dhe Nilyfer të cilat bënin gara në kategorinë e tretë të futbollit të Turqisë. Ndërsa së fundmi tani është anëtarë i kryesisë së KF Bashkimi në Gjilan.

Fahredin Sherifi si gjithmonë modest dhe i dashur për të gjithë pranimin e futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA e ka përjetuar në mënyrë emocionale. “Janë momente historike dhe të paharruara shumë futbollistë të këtij vendi edhe ata që janë në mesin tonë por edhe ata që nuk janë kanë ëndërruar për këtë ngjarje historike, jam i lumtur dhe falënderojë zotin që e përjetova këtë moment historikë po hapen dyert për futbollin Kosovar jam i bindur se me punë cilësore dhe me infrastrukturën e duhur rezultatet nuk do të mungojnë”.

Ish profesori dhe futbollisti Sherifi në fund ka një porosi të veçantë për dy klubet Gjilani dhe Drita.
“Është një derbi shumë i mirë këtë duhet mbajtur në mënyrë sportive që t’ju kenë lakmi gjithkush ju jeni të një qyteti jeni vëllezër, qytetar, miq, shokë, fqinjë e mbi të gjitha jeni shqiptar, mos të ndodhë të bëhet ndonjë ekses në mesin tuaj atëherë derbi humb çdo vlerë mos harroni se kur bënë bashkimi fuqi nuk ka kush ti ndajë”./sylejman ismajli/rajonipress/