Mobi Casa

Farat e avokados e luftojnë kancerin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nëse i pëlqeni avokadot, me siguri se ua hani mishin e frytit, ndërsa që farat i hidhni tutje. Por, një studim ka zbuluar se ka një përbërës në farat e avokados që do ta ndryshojë mendimin tuaj për t’i hedhur.

Nuk është fshehtësi se avokadot janë të shëndetshme, por kjo substancë në farat e avokados frytin e bën edhe më të shëndetshëm. Për farën thuhet se mban çelësin në trajtimin e një llojit të rrallë vdekjeprurës të leukemisë, e njohur si “acute myeloid leukemia” (AML). AML-ja është një formë agresive e kancerit që sulmon qelizat e bardha të gjakut.

Mobi Casa

Me avokadot, në veçanti me farat e saj, mund ta ndjeni përparësinë me substancën e quajtur avokadina B. Ky përbërës ishte studiuar nga “University of Waterloo” dhe “Mount Sinai Hospital” (që të dyja në Kanada) si dhe në universitetin në Peruxha të Italisë, dhe ishte vërtetuar se mund të jetë efektive në luftimin e qelizave që më pas e shkaktojnë kancerin.

(Kosova Sot)