Fara e avokados ka 70 për qind të dobive të saj ushqyese

Momentalisht është ushqimi më i popullarizuar, por nuk bën ta hidhni pjesën më të shëndetshme të avokados. Derisa shumë njerëz e hedhin farën, ajo në fakt ka më shumë antioksidues sesa pjesa më e madhe e pemëve dhe e perimeve të tjera. Sipas ekspertëve, ajo ka më shumë fibra tretëse sesa tërshëra dhe ushqimet e tjera
Në fakt, fara është aq e mirë për ju saqë thuhet se përbën 70 për qind të dobive ushqyese të një avokadoje të tërë. Mënyra më e shpeshtë e konsumimit të farës së avokados është në një ‘smoothie’.
Por atë duhet ta preni në katër pjesë, duke e përdorur thikën dhe ta qitni në blender për ta bërë pluhur para se ta përzini me manaferra të ngrira, lakër jeshile, spinaq ose ananas. Gjysmë fare mjafton për një ‘smoothie’.