Eko Higjiena

Fara çudibërëse që shëron çdo sëmundje

/ 3 minuta lexim
HW

Fara e zezë e njohur në gjuhën mjekësore si Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës ka efekte çudibërëse në shërimin e shumë sëmundjeve. Kjo bimë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.

Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Gjithashtu, përdorimi i këtij vaji ndihmon në parandalimin e diabetit e rezultatet pozitive vërehen pas një muaji.

Madje fara e zezë është një ilaç i mirë edhe në përmirësimin e memories pasi rrit fuqinë e trurit e përqendrimin.

Bima çudibërëse e kombinuar me mjaltë ndihmon edhe në trajtimin e astmës, kollës e alergjive; ndërsa nëse përzihet me qumështin e dhisë bën të mundur parandalimin e sulmeve në zemër.

Për të gjithë ata që vuajë nga sëmundjet e syve si skuqje, katarakt apo lotim duhet të përdorin vajin e farës së zezë pasi ka efekte të jashtëzakonshme në një kohë të shkurtër. Ndërkohë kjo bimë parandalon edhe formimin e gurit në veshka, ndikon në forcimin e dhëmbëve dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre si dhe nëse e përdorni këtë vaj në masazhimin e kokës, do të mundësojë parandalimin e humbjes së flokëve.

ARKATANA

Ndërkaq ata individë që vuajnë nga dhimbjet e kokës dhe migrena mund të përdorin këtë vaj për t’u kuruar. Nëse përzieni uthullën dhe mjaltin me vajin e farës së zezë, mund të lehtësoni dhimbjet dhe të parandaloni artritin.

Vaji i farës së zezë kur përzihet me lëng rrushi është i mirë kundër kancerit, siç është ai i zorrëve, kanceri i gjakut dhe kancerit të fytit. Për këtë përzihen vaj i farës së zezë me lëng rrushi dhe përdoren tri herë në ditë që të ketë rezultate pozitive.

Efekte të shpejta, vaji i farës së zezë ka dhe në qetësimin e dhimbjeve të stomakut nëse e pini 2-3 herë në ditë.

Gjithashtu, për të rivitalizuar trupin, për të hequr lodhjen dhe dembelizmin, është sugjeruar që të përzieni vajin e farës së zezë me lëng portokalli. Kjo do të ndihmojë për të hequr pasivitetin dhe të bëjë trupin tuaj energjik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.