Eko Higjiena

Faqezitë zbresin nga skena!

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Kriminelët nuk pikën nga qielli, dikush i solli, i votoi dhe i mbajti në pushtet!

“Parti Emlesh jemi gati për përshesh”
-hajnat dhe kriminelët në birë të minit – bira e minit 300 grosh!
-faqja e zezë pa nji pikë të bardhë!
-kungulli nuk shkon gjithmonë pëmbi ujë!
-çka të mbjellsh – korr!
-dardha e ka bishtin mbrapa!
-ngadal beg se ka hendek!
-asgja nuk mbetet pë në botën tjetër!

Mirë që nuk jam Koxhobash se menjiherë do të kisha urdhnue që landa e historisë të heqet nga shkollat fillore e nënfillore, nga shkollat e mesme e paktëmesme dhe nga ato gjysmë të nalta aspak të nalta dhe joshumë të nalta. Arsyetimi: historia asht shumë e damshme se ajo po na përsëritet në çdo 50-60 vjet, populli që nuk ka histori asht popull shumë i lumtun. Zgjidhje: në vend të landës së historisë të futet landa e hajnologjisë; mësuesit e historisë për mos me mbet pa punë ta kryejnë nji kurs 6 mujor për këtë land të re me harxhimet e shtetit se shteti ka pare boll.

Tmerr asht që historia po na përsëritet kaq shpesh, nuk më pëlqen fjala historia e magistrae vitae est jo vetëm që historia nuk asht mësuese e jetës po ajo asht dhompiri i kësaj jete e i kësaj bote.

Gjanat po përsëriten siç do të thoshte toska “katërcipërisht”. M. Popoviqi dhe D. Mugosha u shetitën poshtë e nalt Shqipnisë andej e këndej dhe kur ranë në Emleshin nuk thanë eco la costa, siç thonë detarët, po ata thanë takav qovek treba nama (sll. nji njeri i tillë na duhet neve) dhe me 8 nandor 1941 e banën Emleshin kryetar të PKSH-së. Mbas pak me Emleshin (nuk ka lidhje aspak me leshin e poshtëm) u bashkue edhe Memleshi dhe filluen nga e para; vraj burra të mençëm, atdhetarë; intelektual, kryesisht në shënjestër qenë zogistët, ballistet dhe trimat dhe shqiptarët e ndershëm.

Uji Dea

Së pari e vranë Enver Malokun – jo gabim, llapsus lingua llapsus scripta, sorry, gabim se E. Maloku as që ishte gjallë në atë kohë, më falni. PKSH-ja e formoi LNÇ–në e cila nuk doli në mal as me vra italianë as gjermanë as fashistë as nacistë – po me vra shqiptarë se Shqipninë e çliruen fuqitë europjane e botnore, ata dolën në mal veç me e grabit pushtetin se 70% të popullit ishin me mbretin Zog e 25% me Ballin Kombëtar ndërsa me kriminelët nuk ishin as 5%. UDB-ja e Beogradit rrinte në kokërr te shpinës sepse agjentura e PKSH-së dhe e LNÇ-së e kryente punën ma mirë se serbët.

Fuqinë ushtarake, policore e institucionet shtetnore i formon dhe i krijon partia apo grupi patriak që e ka shumicën mbas veti. LNÇ-ja me 5% ishte organizatë ushtarake ilegale. Më dhimbsen ata djem të ri e luftarë të vërtetë që u bashkuen me ata kriminelë e hajna, – lavdi e përjetshme luftarëve që dhanë jetën për liri. Emleshi e Memleshi e morën pushtetin dhe vranë e prenë njerëzit ma të ndershëm që i kishte Shqipnia.

Ata gjatë sundimit të tyne 50 vjeçar i vranë jo 100 e 200 po 56 mijë vetë. Vërtetë qeni nuk e ha qenin po qeni e kafshon qenin; njani e kafshoi tjetrin dhe ai që u kafshue – ngordhi e tjetrin Zoti u ngut dhe e mori e nuk pritën me ua ba nji gjykim formal, sa për sy e faqe e jo me i vra e me i pushkatue po me i çue në nji hotel jo të kategorisë A po të kategorisë B dhe aty ata me e çue jetën me të hangërme e me të pime dhe me bukuroshe përreth.

Antifashistët italian gabuen që Duçen (B. Musoliunin) e varrën me kambë përpjetë për damin që ia shkaktoi ai Italisë për 20 vjet – edhe Duçen (dux-ducis – udhëheqës) duhet ta kishin çue në ndonji hotel të kategorisë B. Shtesë: ata që i sollën dhe mbajtën në pushtet Emleshin dhe Memleshin ndahen e grupohen kështu: 1. të mashtruem, të pavetdijshëm, jolargpamës etj,. 2. Njerëz që kanë mëkate me thes. 3. Me punë të zeza të sharruem deri në fyt. 4. Që e kanë shitun edhe bythën edhe votën me pare, mjerisht disa prej tyne edhe sot qajnë e vajtojnë për këta faqezi! N’kofsh Bektesh, merre vesh!
Kriminelët nuk pikën nga qielli, dikush i solli, i votoi dhe i mbajti në pushtet!
“ Parti Emlesh jemi gati për përshesh”

Qamil S. Dardhankodra