Fantastiku Xhaka, ja statistikat e tij, ja kalon vetëm Alonso
Borussia Moenchengladbach po vazhdon të luftojë për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.Deri në këtë pjesë të sezonit, janë kanë dalë shumë mirë, ku pas 25 xhirove, renditet në vendin e tretë, me 44 pikë.E kush tjetër mund të ketë merita të mëdha për këtë sukses pos Granit Xhakës.
Mediet në Gjermani, vazhdojnë të shkruajnë rreth impaktit që futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka këtë edicion të Moenchengladbach.
Xhaka në fitoren e fundit të Moenchengladbach ndaj Hannoverit, kishte 129 kontakte me topin, më shumë se kushdo tjetër.
Xhaka në 37 duele që kishte, i fitoi 26, statistika të mira këto, ndërsa në kalime, ishte i saktë 90 për qind.
Kur shikohen statistikat e gjithë sezonit në Bundesligë, për lojtarët që më së shumti kanë prekur topin, është vetëm një kampion si Xabi Alonso, që del më i mirë se Xhaka.
Alonso ka 2229 prekje të topit, kundrejt Xhakës që ka 1636./Indeksonline/


